• |
ide | kryesore

Taylor Swift shtyn shfaqjen në Brazil pas ndarjes nga jeta të fanses

Paparazzi, Slider



Taylor Swift ka shtyrë shfaqjen Eras Tour të së shtunës duke përmendur “temperaturat ekstreme” në Brazil.

Këngëtarja e Midnights u fut në Instagram pak momente më parë dhe ndau se mori vendimin për të shtyrë shfaqjen ndërsa ishte në dhomën e zhveshjes brenda Estadio Nilton Santos në Rio de Zhaneiro.

“Po e shkruaj këtë nga dhoma ime e zhveshjes në stadium. Është marrë vendimi për të shtyrë shfaqjen për shkak të temperaturave ekstreme në Rio,” tha ajo në një mesazh të shkruar me dorë të shpërndarë në Instagram Story. “Siguria dhe mirëqenia e fansave të mi, kolegëve interpretues dhe ekuipazhit duhet dhe do të jetë gjithmonë e para”.

Shtyrja vjen një ditë pasi një fans u nda nga jeta të premten pak çaste para se të merrte pjesë në koncert. Përpara daljes në skenë, këngëtarja e “Lavender Haze” tha se ishte “e shkatërruar” pasi mësoi për vdeekjen e fansit. Ajo shtoi se nuk do të mund të fliste për këtë nga skena sepse ndihej “e pushtuar nga pikëllimi”.

“Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por me zemër të copëtuar them se humbëm një fans më herët sonte para shfaqjes sime”, tha Swift në një shënim të shkruar me dorë të shpërndarë në Instagram Story. “Unë as nuk mund t’ju them se sa e shkatërruar jam nga kjo. Kam shumë pak informacion për të përveç faktit që ajo ishte jashtëzakonisht e bukur dhe shumë e re.”

Ajo shtoi, “Dua të them se tani e ndjej thellë këtë humbje dhe zemra ime e thyer shkon me familjen dhe miqtë e saj. Kjo është gjëja e fundit që kam menduar ndonjëherë se do të ndodhte kur vendosëm ta sjellim këtë turne në Brazil.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *