• |
ide | kryesore

Gil Manzano lejoi Italinë të shkonte në Europian: Cesari pranon penalltinë ndaj Mudryk

-Instant, Sport, Video
Manzano



Italia mbajti frymën në momentet e fundit të ndeshjes ndaj Ukrainës, e cila ishte vendimtare për kualifikimin në Europian. Në minutën e 93′ pati një kontakt mes Cristante dhe Mudryk. Skuadra e Rebrov kërkoi penallti, por arbitri Gil Manzano bëri shenjë për të vazhduar.

Shumë tifozë pritën analizën VAR, por loja vazhdoi deri në bilbilin e fundit që i dërgon italianët në shortin e 2 dhjetorit. Graziano Cesari, moviolisti i Mediaset, sqaron episodin që la shumë dyshime. Ish-arbitri pranoi se ishte 11 metërsh, por tregoi përse nuk ndërhyri VAR. Pasi mungoi në dy Botërorë radhazi, Italia duhet të falenderojë arbitrin që nuk mbeti edhe jashtë Europianit.

Lexo më tej: Prapaskenë e bujshme te Italia: Spalletti e thirri, Verratti refuzoi grumbullimin

“Për mendimin tim, Gil Manzano është në pozicion shumë të mirë – thotë Cesari – ai e sheh kontaktin dhe e gjykon se nuk duhej dënuar. VAR me të drejtë nuk ndërhyn sepse arbitri është në pozicionin më të mirë për të vendosur. Mudryk sigurisht që prek topin i pari. Ai paraprin Cristante dhe kjo duket qartë në imazhe, falë ngjyrës së kuqe të këpucës së lojtarit ukrainas. E përsëris, sidoqoftë, se vetëm Gil Manzano mund të vlerësojë shtrirjen dhe intensitetin e kontaktit nëse ka pasur të tillë. Arbitri ishte besnik ndaj ‘arbitrimit të mbajtur për të gjithë 90 minutat dhe nuk e sanksionoi ndërhyrjen’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *