• |
ide | kryesore

Dalin përgjimet e Ervin Matës: Na e kapën drogën në Frankfurt, nesër del në gazetë

Arkiva, Lajme, Të fundit
ervin mata



Janë zbardhur të tjera biseda të Ervin Matës nëpërmjet SKY ECC për raste të trafikut ndërkombëtar të drogës nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës. Në mesazhet e zbardhura në dosjen e SPAK dhe që lapsi.al e ka siguruar të plotë thuhet se Ervin Mata komunikon në gjuhë të huaj me një person të cilit i thotë se ka trafikuar një sasi prej 240 kg lëndë narkotike nga Brazili për në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, por është zbuluar. Gjatë komunikimit Mata u tregon bashkëpunëtorëve të tij se i është sekuestruar të paktën 240 kg kokainë në aeroportin e Frankfurtit.

“Rezulton se në muajin shtator 2020, përdoruesi i SkyECC GS4TDD, i identifikuar si Ervin Luan Mata, bashkëbisedon në gjuhë të huaj në grup chat-in e emërtuar 6H06SK:57. Nga biseda e zhvilluar dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me përdorues të tjerë SkyECC, pjesëmarrës në grup chat, kanë trafikuar një sasi prej 250 kg lëndë narkotike kokainë nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main-Gjermani.

Lidhur me këtë bisedë, evidentohen edhe biseda të datës 29.09.2020 me përdorues të tjerë shqipfolës, ku shtetasi Ervin Mata i tregon që i janë kapur dhe sekuestruar një sasi prej 240 kg, sasi e cila lidhur me problematikën e nxjerrjes nga aeroporti dhe mbërritjen në Frankfurt diskuton edhe në grup chat-in 6H06SK:57.

Me datë 29.09.2020, në orën 14.09.14 shtetasi Ervin Mata duke përdorur GS4TDD, komunikon me përdoruesin e paidentifikuar AOSHUI dhe i tregon që i janë kapur një sasi prej 240 kg në Frankfurt dhe të presë nesër që të dalë në gazetë. Ata shkëmbejnë mesazhet: “…Ili un e shes me 35… Ramazanit ma ka pagu 34. Ato mund ta dun dhe ner heletik Pom!.

Tashi ç’a të them unë, ok, ishalla i ka në Shqipëri, do ta ul dhe një pikë, prit të dali malli se është në avion”. Do dhe 2 orë”. Dhe më pas i shkruan: “Vlla mos më shkruaj se s’di ku kam kokën, m’u kapën 244 copë”. Ervin Mata i shkruan një personi të paidentifikuar nga SPAK.

Më pas i thotë “m’u kapën 244 copë, do lexosh në gazeta nesër, në Frankfurt”. Dhe më pas kemi një komunikim tjetër me një përdorues tjetër për të njëjtën sasi “plak, po ai i Frankfurtit ka ndonjë lek se më çmendën këta të daljes. Ai i Frankfurtit mos i jap njeriu lekë”, i thotë, “përveç se kur të thuash ti. M’u kap komplet malli në Frankfurt nga dogana”.

Gjatë operacionit të SPAK-ut, të zhvilluar dy ditë më parë, ranë në prangat e policisë 4 persona, ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Besmir Murati dhe Bujar (Ajazi) Germizi, emër i njohur i botës së krimit në Kukës. Masë “detyrim paraqitje” Gjykata e Posaçme ka vendosur ndaj Jonida Babametos, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit. Në kërkim janë: Ismail Zeneli, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Germizi, Bajram Grabova dhe Ervin Mata. Dyshohet se Ervin Mata dhe Eralbi Breçani ndodhen në vendet e Amerikës Latine. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Zbardhen SMS-të mes Breçanit dhe Matës: Të kaloj 500 mijë euro nga llogaria e Elvanës

“Ishalla nuk na del dardhë”/ Përgjimet e SPAK për shqiptarin e vrarë në Ekuador

Përgjimet/ Erzen Breçani i kërkoi të birit të hiqte dorë: Shit jashtë, jo këtu!



2 Comments

  1. Lefter Koka dhe Jamarbër Malltezi akuzohen nga SPAK për të njëjtat vepra penale. Edhe pse në gjendje të rëndëar shëndetësore, Lefter Koka mbahet në burg që nga viti 2021 pa një vendim të formës së prerë, ndërsa Jamarbër Malltezi u lirua për disa ditë.

    Çekiçi i drejtësisë në duart e Iliriana Olldashit ka shkarë edhe në raste të tjera.

    Në korrik të vitit 2018, gjyqtarja liroi nga burgu ish-drejtuesi i ARRSH-së dhe funksionarin e LSI Dashamir Xhika, i akuzuar për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre” gjatë ndërtimit të aksit Tiranë-Elbasan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *