• |
ide | kryesore

Zbardhen SMS-të mes Breçanit dhe Matës: Të kaloj 500 mijë euro nga llogaria e Elvanës

Arkiva, Lajme, Të fundit
spak



Dosja e plotë e SPAK që çoi në pranga ish-nëndrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, djalin e tij, Eralbi Breçani, shefin e komisariatit nr.6, Dedan Gjoni si dhe Besmir Muratin e Bujar Gërmizin ka nxjerrë detaje interesante. Në dosjen prej 104 faqesh të cilën SPAK e ka dorëzuar në gjykatë dhe që lapsi.al e ka mundur ta sigurojë ka një sërë bisedash të zbardhura mes Breçanit, djalit të tij dhe Ervin Matës.

Ajo që bie në sy në dosjen voluminoze është se nga përgjimet del edhe emri i këngëtares së njohur Elvana Gjata, e cila ka qenë e fejuara e Ervin Matës. Në një komunikim të kryer në aplikacionin SKY ECC, mes Breçanit dhe Matës, ky i fundit i thotë se do t’i kalojë 500 mijë euro përmes llogarisë së Elvanës. Këtë bisedë më pas Erzeni ja tregon të birit (Eralbit) duke thënë se nuk i pranoi, edhe pse kishte nevojë për para se nuk po paguanin dot punëtorët e hidrocentralit.

Sipas dosjes hetimore “në datën 18 gusht 2020 në orën 00:00:39, Erzen Breçani pasi ka marrë në posedim aparatin telefonik me SkyECC me perdorues KOB9EP, i dërgon mesazh zanor CC4RE2 më përmbajtje: “Erzeni: Ç’a bone a je mirë?”

Më pas në orën 00:09:50 Erzeni komunikon me djalin e tij Eralbi Breçani, përdorues i SkyECC S7DEGI. Erzen Breçani i tregon që aparatin telefonik me aplikacionin SkyECC ia ka blerë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar. Erzen Breçani i tregon që ka patur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh, për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar.

Në bisedë me Eralbi Breçanin i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit qe po zhvillohen aty. Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit duke rrezikuar, ku dyshohet që i referohet aktivitetit të jashtëligjshëm me lëndët psikotrope që zhvillon Eralbi Breçani dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe për rastin që e ka përgjuar policia së bashku me Bujar Ajetin.

Babë e bir shkëmbejnë mesazhet: Erzeni:…Persh…A eshte ky. Tini i joti… Toni. Ok. Sa e kam une apo ate që ta thash…Ma bleu Bujari me 80 dit i mushun…Ngage na kan pergjue…Ç’a je ka bani ju? Si asht Ervini?…Nuk pata kohë me të thanë se mtha mue po ti dergoj nga llogaria e Elvanes 500 mij euro borxh…

E maroj punet sa t’i kalosh kto halle…I thashë jo ne asnje menyrë…I ka Eralbi po nuk ka me ç’ka i sjell tha, kam njerez une që i sjellin sa te dush. Nuk jam ka të thom me nis gja jo, po të thash se me pat than vet dhe nuk te pata kallxue se nuk nejtem bashk..

Tash sa ka i bjen ne mend hic per HEC-in me than te drejten…Nuk i thash une nismi mtha vet e i thash ne asnje menyr…Me mujt me gjet noj lek me i ruejt per noj sëmundje se fola me Bardhin e ka pas ka pague i rrug hekur e gjys pagese Ramizit e nuk kem pague as punëtoret gati një muaj jua kem shty rrogat po shof une kto dy dit e takoj do shokë me u marr noj gja që mos te rim ne mshir te fatit….

I thash Ramizit sot nuk kam lek me te dhan, tha shiko me gjej noj pun noj tender i thash pz po shof. Ruje veten ti eme kan shnosh per veti e lej punt që rrezikojnë se apo e shef si mu kan vu mue e bujarit, tan shteti ne shpin…”

“Nga biseda e zhvilluar ku përmenden “Bardhi” “hidrocentrali”, duke ju referuar edhe veprimeve dhe verifikimeve tona, rezulton se subjekti “Breçani R.O.S.P” sh.p.k, me objekt veprimtarie sigurimi privat i sigurisë fizike dhe nder tjera edhe shfrytezimin dhe administrimin e hidrocentralit “Drita”, me ortak të vetem dhe administrator Fatbardh Breçanin, vëllain e Erzen Breçanit, me vendim Nr.14 date 12.07.2019 et K.K.T është miratuar leja per ndertimin e objektit ‘Ndertimi i burimit të rigjenerues të energjise, hidrocentralit “Drita, në lumin e Gahit, Bashkia Tropoje, Qarku Kukes”.

“Breçani R.O.S.P” ka ndërtuar hidrocentralin “Drita” dhe ka regjistruar në QKB me NUIS L99524601K date 24.09.2019 “HEC Drita Energy”, me ortak të vetem “Breçani R.O.S.P” dhe administrator shtetasin Eralbi Breçani për periudhen 23.09.2019-23.09.2024. Emri i shtetasit Erzen Breçani nuk figuron në asnje nga dokumentet e depozituara ne QKB apo akt themelimi. Vetë Erzen Breçani sipas sistemit CCcTS rezulton i punësuar në kompanine Breçani R.O.S.P” – thuhet në dosjen e SPAK.

Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit, Bujar Germizi.

Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli. Ndërkohë ditën e enjte pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. po ky nuk i paska pranu leket

    edhe bohet fjale per leke borxh , dhe e ka thon troc qe i osh von shteti permas

    po presim telenovelen e skapiit , qe ti nxjerre te gjitha dokumente te rruge te madhe qe te behet gjyq popullor

    rama thote qe cirku ka nevoje per xhonglime, kesaj rradhe i ka ra per hise me xhonglu erzen brecanin , populli do ndersyer kunder armiqve te klases

    ju qifsha ato robt ca karlliku

    1. Hajde gjeje vepren penale qe ka be Erzen Brecani? Qr te fut Edi brenda me Skap se ka frike mos ha ndonje plumb! O Edo o kar me zile, do ta hash o budalla ..

  2. Përfundimisht ju karat e pedes jeni të çmëndur, as vetë Breçani s’do kërkoj pafajsi se është kap me presh në dorë duke ndihmuar njerëz në kërkim e duke pastruar para ju thoni çfarë ka bërë?! Ai i thotë djalit më bleu x sky se jam kap në përgjim nga forcat operacionale me tipin e Kukësit që është në kërkim, ju thoni e kanë futur kot. Hahahahahahahaha

    1. A e kupton se cfar po thua??
      Brecani nuk eshte perzier ne asnje veper kriminale, thjeshte ka pasur komtakt dhe miqesi me persona te inkriminuar. Ai madje as borxh nuk ka pranuar ti mare personave te inkriminuar!
      Ne rastin me te keq ai mund te akuzohet per moskallzim krimi, por kurrsesi ai ska lidhje me grupin e strukturuar kriminal.
      Edhe une kam pas kontakte dhe maredhenie shoqerore me persona ne kerkim, por kurrsesi kjo gje nuk me ben mua kriminel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *