• |
ide | kryesore

Shqipëria në një grup me Francën, Holandën e Italinë: makthi i teknikut Sylvinho para shortit

-Instant, F1, Sport
Shqipëria



Në 2 dhjetor në Hamburg, për fazën e grupeve në Euro 2024, shorti që do të përcaktojë ndarjen e kombëtareve mund të jetë i pamëshirshëm. Duke patur parasysh se si janë ndarë vazot tashmë, Shqipëria e pozicionuar në vazon 2 rrezikon të gjejë veten në një grup për “Mission impossible”. Më saktë, me nënkampionët e botës Francën, me Holandën dhe kampionët e Europës Italinë.

Pikërisht kjo është frika më e madhe dhe skuadrat për tu evituar në vazon e tretë dhe të katërt. Çështja është se nga vazo e parë, pashmangshmërisht do të dalë nga shorti një emër i madh. Franca, Spanja, Anglia e Portugalia janë ato kombëtare me të cilat pothuaj as nuk mund ta luash ndeshjen. Në variantin më të keq, Sylvino do ta shohë veten të shortuar me njërën prej tyre. Ndërsa nga vazo e tretë mund të dalë Holanda dhe nga e katërta Italia. Brazilianit ky kombinim duhet t’i dalë edhe në ëndërr dhe shpresat janë që goglat në Hamburg të peshkojnë krejt tjetër gjë.

VAZO 1: Gjermani (organizator), Portugali, Francë, Spanjë, Belgjikë, Angli
VAZO 2: Hungari, Turqi, Rumani, Danimarkë, SHQIPËRI, Austri
VAZO 3: Holandë, Skoci, Kroaci, Slloveni, Sllovaki, Çeki
VAZO 4: Itali, Serbi, Zvicër, Fituesi i Playoff-it A, Fituesi i Playoff-it B, Fituesi i Playoff-it C

Lexo më tej: Shqipëria siguron zyrtarisht Euro 2024, kuqezinjtë përsërisin historinë

Kombinime më të lehta, për aq sa mund të lejojë një kampionat Europian, mund të ekzistojnë. Gjermania organizatore është në krizë e bashkë me Belgjikën, mund të ishin me impakt më të butë se katër të tjerët. Pastaj nëse Shqipëria mund të zgjedhë nga vazo e tretë shpresat janë te Çekia, që e kemi të provuar se mund ta mposhtim, duke i marrë 4 pikë në dy përballjet në grupin E eliminator. Nga e katërta, në pritje të mësohen skuadrat që do të kualifikohen nga playoff-i më e mira e mundshme është Serbia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *