• |
ide | kryesore

Pas kualifikimit/ Kulisat e përgatitjeve për Euro 2024 në Gjermani

-Instant, Kryesore, Sport
Sylvinho



Ndërsa futbollistët e mbaruan punën e tyre në fushë, duke u kualifikuar javën që lamë pas për në Evropianin Gjermani 2024, puna pas kuintave ka filluar për përgatitjen e turneut ku Shqipëria do të marri pjesë për herë të dytë.

Tashmë është e nevojshme të seleksionohet qendra rezidenciale e grumbullimit për kombëtaren në Gjermani. Në fakt, ashtu si ka pranuar presidenti i FSHF Armando Duka më herët piketimet janë vënë, ende pa arritur kualifikimin. Sidoqoftë, tani që prezenca e kuqezinjve në Euro 2024 është zyrtare, stafi i kombëtares me në krye teknikun Sylvinho dhe presidentin, kanë nisur që sot të përcaktojnë vendin ku do të akomodohet skuadra.

Kërkohet një bazë ku kuqezinjtë të mund të punojnë në qetësi dhe që të mos ketë nevojë për distanca të largëta për ndeshjet që duhen luajtur në grup. Një kokëçarje tjetër është edhe organizimi i tifozerisë që do të ndjekë nga pas kuqezijtë në Gjermani. Tani për tani UEFA ka mbyllur që në muajin nëntor pjesën e parë të programit të shitjes së biletave për ndeshjet e Europianit, të cilat janë shpërndarë në bazë të një llotarie të veçantë që ka organizuar me shitjen nëpërmjet faqes së internetit të saj, pa ditur në fakt se cilat do të ishin skuadrat dhe duelet për të cilat u blenë biletat. Së shpejti nis faza e dytë e shitjes së biletave, ajo në të cilën mund të blesh për një ekip specifik, që është kualifikuar në këtë turne. Kjo fazë e dytë nis pasi të jetë hedhur shorti i fazës në grupe të turneut, më 2 dhjetor.

UEFA do të nxjerrë në shitje biletat në bashkëpunim me federatat përkatëse, kjo do të thotë se do t’u delegojë atyre të drejtën e shitjes nëpërmjet portaleve të dedikuara. Kjo nënkupton se që nga data 2 dhjetor, pasi të njihen kundërshtarët dhe stadiumet e qyteteve ku do të luhen tre sfidat e fazës në grupe, tifozët mund të aplikojnë për biletat on line.

Çmimet varjojnë nga  30 euro që është më e lira deri tek 60 euro, 150 euro apo edhe 200 euro në fazën në grupe.

Në këto momente stafi i kombëtares po bën edhe llogaritë e kundërshtarëve të mundëshëm. Ndonëse Shqipëria u rendit në vazon e dytë (posjte), kjo nuk do të thotë se goglat që do të hidhen më 2 dhjetor do të sjellin detyrimisht fat për të kuqtë.

Probabiliteti ekziston që në të kemi përsipër një skuaadër të fortë të vazos së parë e gjithashtu psh edhe Italinë e vazos së tretë bashkë me Hollandën e vazos së katërt. Gjatë një interviste të martën në Opinion trajneri Silvinjo deklaroi se do të donte të shmangte Spanjën dhe Portugalinë, ndërsa presidenti Duka tha se preferonte të luante kundër Gjermanisë në shtëpinë e kësaj të fundit.

Gjithësesi për momentin stafi mbështetës po planifikon bazën ku skuadra do të vendoset në fund të majit dhe fillim të qershorit në Gjermani. Numri 1 i Federatës Shqiptare të Futbollit Duka nuk është nga ata që i mungojnë ambicjet, ashtu si i ka shprehur në postimin e tij, ku kërkon nga Sylvinho që kombëtarja të bëjë mirë edhe në Europian.

Lexo më tej: Shqipëria për herë të dytë në Europian, trajneri Sylvinho: “Futemi si të parët në grup. Po jetojmë një ëndërr”

“Respekt, mirënjohje e falenderime nga zemra për ekipin tonë kombëtar, stafin teknik e administrativ që na sollën në këtë vend nderi në renditjen e ekipeve. Kualifikimi ishte ëndërr e realizuar dhe më parë, por vendi i parë në grup e renditja si skuadra e 11 e Europës ka qenë e pabesueshme më parë, e sot realitet. Nga sot, kemi filluar një program të strukturuar për t’u përgatitur më mirë për sfidën tonë të ardhshme, e cila për ne është thelbësore, një rezultat pozitiv në Euro2024. Mbështetja juaj na mbush me energji pozitive dhe për këtë dua t’ju falenderoj të gjithëve. Bashkë, ne mund të arrijmë shumë!”



1 Comment

  1. Lefter Koka dhe Jamarbër Malltezi akuzohen nga SPAK për të njëjtat vepra penale. Edhe pse në gjendje të rëndëar shëndetësore, Lefter Koka mbahet në burg që nga viti 2021 pa një vendim të formës së prerë, ndërsa Jamarbër Malltezi u lirua për disa ditë.

    Çekiçi i drejtësisë në duart e Iliriana Olldashit ka shkarë edhe në raste të tjera.

    Në korrik të vitit 2018, gjyqtarja liroi nga burgu ish-drejtuesi i ARRSH-së dhe funksionarin e LSI Dashamir Xhika, i akuzuar për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre” gjatë ndërtimit të aksit Tiranë-Elbasan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *