• |
ide | kryesore

Dy gola në 5 minutat e fundit përmbysin Kukësin me 10 lojtarë: Tirana shpëton kur nuk e mendonte më

-Instant, F1, Sport
Tirana


Tirana drithërohet, por në fund u imponua 3-2 ndaj Kukësit, në javën e 13 të Superiores. Një ndeshje me përmbysje e kundërpërmbysje, me atë bardheblu në 5 minutat e fundit vendimtare kur Kukësi luante me 10 lojtarë. Ahmataj merr rezultatin e katër pozitiv radhazi, por këtë herë tekniku pa të kthehen në fushë edhe dy nga të dëmtuarit afatgjatë: Abdullahu në portë e Patrick në sulm. Braziliani u aktivizua në minutat e fundit, ndërsa nuk luante nga sezoni i kaluar.

Në “Arena Kombëtare”, bardheblutë arrijnë të konfirmohen simotra e tretë e kryesuesve, duke u afruar tashmë -6 nga dyshja që udhëheq klasifikimin. Nuk ishte aspak e lehtë, përballë Kukësit të Nicës, edhe pse kaluan të parët në avantazh. Një supergol i Deliut, që në minutën e 15′ la të kuptohej një ndeshje nën diktatin e kryeqytetasve.

Por Tirana u dënua nga ish-sulmuesi i tyre Beshiraj. Goli i minutës së 53′ për Kukësin u pasua nga një goditje për Nicën që mbeti me 10 lojtarë. Kartoni i kuq për Dukën nuk i pengoi blutë të përmbysnin ndeshjen me Momoh kur mbeteshin më pak se 10 minuta lojë.

Lexo më tej: Një goditje në portë tre pikë, Mehmeti nuk gabon asgjë: Dinamo thyen Erzenin me 10 lojtarë

Por në inferioritet e me një kundërshtar të plagosur në krenari, u bë e vështirë. Në forcingun e fundit, Tirana fundoi goditjen. Përgjoni barazoi rezultatin në minutën e 86′. E më pas Kaina Nunes markoi golin e fitores 3-2, duke shmangur një surprizë të pakëndshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *