• |
ide | kryesore

Tre skuadrat e fundit në Euro 2024, hidhet shorti për 12 skuadra: gafë e Gjeorgjisë, mbetet jashtë Kvaratskhelia

-Instant, Sport
Euro 2024


Dymbëdhjetë ekipe kombëtare ende konkurrojnë për tre vendet e fundit të disponueshme në Euro 2024, falë rrugëtimit të tyre në Ligën e Kombeve. Shorti i playoff-it ndau dymbëdhjetë skuadrat në tre shtigje të ndryshme “A”, “B” dhe “C”. Në përfundim të secilës prej tyre, një kombëtare do të ngjitet në fazën finale të Kampionatit Europian. Këto janë 12 kombëtaret e përfshira: Polonia, Estonia, Uellsi, Finlanda, Izraeli, Bosnja, Islanda, Ukraina, Gjeorgjia, Luksemburgu, Greqia dhe Kazakistani.

Lexo më tej: Shqipëria në një grup me Francën, Holandën e Italinë: makthi i teknikut Sylvinho para shortit

Këto janë përplasjet e tërhequra në Nyon. Ndeshjet kualifikuese për në Euro 2024 do të luhen me ndeshje teke.

RRUGËTIMI A

Poloni-Estoni (kushdo që kalon do ta luajë finalen në shtëpi)
Uells-Finlandë

RRUGËTIMI B

Izrael-Islandë
Bosnje-Ukrainë (kushdo që kalon do ta luajë finalen në shtëpi)

RRUGËTIMI C

Gjeorgji-Luksemburg (kushdo që kalon do ta luajë finalen në shtëpi)
Greqi-Kazakistan

GAFË E GJEORGJISË: KVARATSKHELIA MBETET JASHTË

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre, Gjeorgjia do të duhet të bëjë pa yllin e tyre. Khvicha Kvaratskhelia nuk do të luajë në playoff kundër Luksemburgut dhe arsyeja qëndron në pakujdesinë e jashtëzakonshme të teknikut të ekipit, Katsitadze. Sulmuesi i Napolit, në fakt, u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e fundit kundër Spanjës (në të cilën shënoi edhe gol), duke shkaktuar skualifikimin për shumë kartonësh të verdhë në një ndeshje që mund të mos e luante, pa ndryshuar shanset e tij për të kaluar në play-off.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *