• |
ide | kryesore

Pakti mes politikës dhe drejtësisë është prishur!

1, 2, Arkiva, Ide
Blendi Kajsiu



Është hera e parë në historinë e shtetit shqiptar që nuk ekziston një pakt mes sistemit të drejtësisë dhe politikës shqiptare. Sistemi i drejtësisë sot, që nga SPAK deri tek Gjykatat, mund të kritikohet për standarte të dyfishta, për inkoherenca apo subjektivitet. Ama është e vështirë të argumentosh sot se drejtësia shqiptare është një zgjatim i ekzekutivit apo që operon nën shantazhin e opozitës. 

Aq më pak mund të argumentohet se drejtësia shqiptare ka vendosur ta lërë të qetë politikën, sikurse ka ndodhur që nga viti 1997. Kalimi në arrest shtëpie i dhëndrrit më të famshëm shqiptar si dhe vendosja e masës së sigurisë për ish ministrin e shëndetësisë Ilir Beqja janë thjesht dy fakte më shumë që tregojnë se sistemi i drejtësisë nuk është as zgjatim i Ramës dhe as një konspiracion kundër Berishës.   

Që nga nga krijimi i shtetit shqiptar deri në vitin 1997 sistemi i drejtësisë shqiptare ka qenë një zgjatim i politikës në përgjithësi dhe i ekzekutivit në veçanti. Në komunizëm pavarësia mes politkës dhe sistemit të drejtësisë nuk ekzistonte as në koncept as në realitet. Vendimet e gjygjësorit ishin thjesht formalizime të vendimeve që kish marrë byroja politike. 

I njëjti fenomen, edhe pse në mënyrë më të zbutur, vazhdoi në fazën e parë të tranzicionit shqiptar, 1991-1997. Qeveria Berisha në këtë periudhë e trajtonte sistemin e drejtësisë si një zgjatim të pushtetit të saj politik. Për këtë arësye gjygjësori u mbush me militantë politik dhe në nivelet e tij më të larta, si Gjykata Kushtetuese, funksiononte nën urdhërat direkte të presidentit Berisha. 

Arresitmi dhe dënimi në shkallë të parë dhe në apel i gazetarëve të Koha Jonë, Martin Leka dhe Aleksandër Frangaj bashkë me arrestimin dhe dënimin e liderit të opozitës Fatos Nano në vitin 1995 ishin vendime tërësisht politike. Një fakt ky i stërvërtetuar nga një sërë organizmash të pavarur ndërkombëtar që i cilësuan këto arrestime si politike. 

Në këtë periudhë çdo rezistencë që shfaqëj në sistemin e drejtësisë kundër hyqmit të ekzekutivit dënohej ashpër, me polici, me SHIK dhe me të fortë. Rasti i juristit kurajoz dhe profesionist Zef Brozi (pothuajse i injoruar më mediat tona) është shembulli më i qartë i këtij fenomeni. Brozi u shkarkua si kryetar i Gjykatës së Kasacionit nga ekzekutivi berishist sepse refuzoi të merrte vendime politike në shkelje të ligjit. Jo vetëm u shkarkua por edhe u kërcënua nga SHIK-u, nga policia, dhe të fortët qafë-lesh dhe xhup-zinj që përdorte pushteti i kohës. Aq sa u detyrua të marrë azil politik në SHBA. 

Me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste në vitin 1997 marrëdhënia mes ekzekutivit dhe politikës në përgjithësi ndryshoi në mënyrë rrënjësore.  Nën parrullën e pavarësisë, të mos-hakmarrjes dhe të mos-përdorimit politik të drejtësisë politika shqiptare, nën udhëheqjen e qeverive socialiste, ndërtoi një pakt të heshtur me sistemin e drejtësisë, sipas llogjikës “më lër rehat, të lë rehat”.

Në këtë moment sistemi i drejtësisë fiton pavarësinë të bëjë ç´të dojë për sa kohë nuk futet në hullitë e politikës. Natyrisht që ndikimi politik tek gjygjësori vazhdoi nëpërmjet organeve si KLD (Këshilli i Lartë i Drejtësisë), por tashmë drejtësia nuk ishte një zgjatim i ekzekutivit dhe as nuk përdorej politikisht për të persekutuar opozitën. Në këtë aspekt fillon një armëpushim mes politikës shqiptare në përgjithësi dhe sistemit të drejtësisë që fillon të vetë-organizohet. 

Produkti i këtij armëpushimi, apo pakti të heshtur, ishte korruptimi galopant i politikës nga njëra anë dhe i drejtësisë nga ana tjetër. Politika nuk ndërhyn për të ndalur apo denoncuar korrupsionin e sistemit të drejtësisë. Ndërsa kjo e fundit injoron tërësisht korrupsionin galopant të pushtetit socialist, që shpesh denoncohej hapur nga vetë krerët e këtij pushteti.

Shembulli më i qartë i këtij paktit politikë-drejtësi ishte Lëvizja për Katharsis e inciuar nga Fatos Nano në vitin 2001 që prodhoi një sërë akuzash publike për korrupsion ndaj qeverisë socialiste të Ilir Metës dhe ministrave kryesor të saj. Akuzat e kryetarit të Partisë Socialiste, ishin publike dhe detajonin aferat korruptive të Ilir Metës dhe ministrave të tij. 

E megjithatë në gjithë këtë lëvizje politike sistemi i drejtësisë ishte thjesht spekatator. Lëvizja nuk prodhoi asnjë dënim të zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion nga vetë shefi i tyre politik. Nuk u bitis asnjë proces penal apo administrativ pavarësisht se akuzat vinin nga nivelet më të larta të pushtetit politik. Përkundrazi të akuzuarit për korrupsion u rishfaqën në qeverinë socialiste.   

Gradualisht akuzat për korrupsion reduktohen në denoncime politike me të cilat sistemi i drejtësisë nuk ka fare të bëjë. Idea se gjithkush mund të akuzojë gjithkënd teksa sistemi i drejtësisë nuk vepron, u normalizua në të gjithë sferën tonë publike. Aq sa përballë akuzave për korrupsion përbënte lajm negativ veprimi dhe jo mos-veprimi i sistemit të drejtësisë.  Cdo veprim i prokurorisë për të zbardhur denoncimet anti-korrupsion stigmatizohej si lëvizje politike, çka e forcoi paktin e heshtur të mos-ndërhyrjes mes politikës dhe drejtësisë. 

Ky pakt u respektua edhe nga Berisha me ardhjen e tij në pushtet në vitin 2005. Pavarësisht akuzave pa fund që Berisha i kish bërë qeverive socialiste gjatë periudhës 2005-2013 nuk pati asnjë dënim të profilit të lartë politik, qoftë nga pozita qoftë nga opozita. Edhe pse në opozitë Berisha kish denoncuar pa fund korrupsionin e Nanos, Metës, Cacit, apo Kaçit, nuk u nis asnjë proces gjygjësor kundër tyre me ardhjen e PD-së në pushtet. Në këto kushte armëpushimi pervers mes politikës (majtas dhe djathtas) dhe drejtësisë u konsolidua pasi askush nuk kishte interes të futej në hullinë e tjetrit.

Politika nuk kish interes që drejtësia të zbardhte denoncimet që palët i bënin njëra-tjetrës, sepse pa këto denoncime politika shqiptare nuk mund të ekzistonte. Pas vitit 1997 diferenca programatike dhe ideologjike mes PS dhe PD zhduket dhe palët diferencohen vetëm nëpërmjet akuzave anti-korrupsion. PD-ja vjen në pushtet në vitin 2005 kryesisht nëpërmjet diskursit anti-korrupsion. Po kështu protesta më e madhe opozitare e Edi Ramës më 21 janar të vitit 2011 ishte kundër korrupsionit të Ilir Metës. 

Por asnjë aktor politik nuk i kishte seriozisht akuzat anti-korrupsion ndaj askush nuk dëshironte përfshirjen e drejtësisë në zbardhjen e tyre. Denoncimet antikorrupsion ishin thjesht një instrument në lojën politike për pushtet. Mjafton të kujtojmë që një nga të akuzuarit kryesor për korrupsion nga Lëvizja Katharsis e Fatos Nanos në vitin 2001, Anastas Angjeli, u bë Ministër i Ekonomisë në qeverinë e Nanos 2003-2005. Po kështu Berisha dhe Rama qeverisnin me Ilir Metën pasi e kishin akuzuar si kriminel, hajdut dhe të korruptuar.  Madje e bënë edhe President të Republikës.

Në këto kushte sistemi i drejtësisë e injoronte tërësisht korruptimin e politikës teksa politika e linte të qetë të pasurohej nëpërmjet një korrupsioni galopant. Për këtë arësye degradimi i sistemit të drejtësisë shqiptare në periudhën 1997-2020 ka qenë spektakolar. Pasurimi marramendës i gjygjtarëve bëhej në ditën me diell. Ata dhe ato zotëronin prona dhe pasuri që nuk mund të justifikoheshin me pagat e tyre. Simboli më tipik i degradimit dhe korruptimit të sistemit të drejtësisë ishte i famshmi Gjin Gjoni, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) në periudhën 2013-2018. 

Në rastet e rralla kur drejtësia kërkonte të kryente rolin e saj kushtetues duke i rënë në qafë ekzekutivit, reagimi i këtij të fundit ishte i egër. Mjafton të kujtojmë reagimin e Sali Berishës si kryeminstër kur Ina Rama, e cilësuar prej vetë Berishës si Silvia Konti shqiptare, u përpoq të hetonte vrasjet makabre të 21 janarit nga ana e gardës. Në një nga episodet më të turpshme të demokracisë shqiptare Berisha e bllokoi hetimin dhe e sulmoi kryeprokuroren me termin rrugaçëror “lavire”. 

Mëkati themelor i Ina Ramës, një nga jursitet më profesioniste dhe më me integritet të Shqipërisë, ishte dhunimi i paktit të heshtur mes politikës dhe drejtësisë. Për sa kohë drejtësisa nuk futej në hullinë e politikës, kjo e fundit nuk merrej me korruptimin galopant të drejtësisë. Kërcënimi publik që Berisha i bëri Ina Ramës e betonizoi edhe një herë këtë pakt, duke frikësuar çdo prokuror, hetues apo gjygjtar që do guxonte të hetonte politikën në përgjithësi dhe ekzekutivin në veçanti.  

Sot ky pakt pervers është prishur. Sistemi i drejtësisë po heton politikën, qoftë në pushtet, qoftë në opozitë. Natyrisht mund të debatohet mënyra, koherenca apo efektet e këtij hetimi. Ajo që nuk mund të vihet në dyshim sot është fakti që mes politikës dhe drejtësisë nuk ka armëpushim. Paqja mes tyre është prishur, për herë të parë në historinë e tranzicionit dhe të shtetit shqiptar.

Prishja e paktit filloi nga politika me nxitje nga faktori ndërkombëtar. Nëpërmjet reformës në drejtësi dhe sistemit të vettingut politika ia prishi qetësinë sistemit të drejtësisë, duke nxjerrë në rrugë me qindra gjygjtarë dhe prokurorë. Natyrisht procesi nuk ishte perfekt. Mes të larguarve kishte disa gjygjtarë dhe prokurorë profesionist dhe të ndershëm. Por shumica e të larguarve nga sistemi i drejtësisë ishin thellësisht të korruptuar. 

Prishja e paktit nga ana e politikës vijoi me prishjen e paktit nga ana e sistemit të drejtësisë. Asnjëherë në historinë e shtetit shqiptar, dhe aq më pak në historinë tonë të tranzicionit, nuk janë dënuar apo hetuar kaq shumë zyrtarë të lartë dhe skandale të partisë në pushtet, apo politikanë të profilit kaq të lartë si Sali Berisha. Hetimi i Berishës sot krijon një precedent të fortë për hetimin e Edi Ramës nesër. Ndaj propaganda anti-drejtësi që dëshiron ta portretizojë SPAK-un si vegël të Ramës apo si të gjunjëzuar nga berishizmi është thjesht zhurmë. 

Natyrisht fakti që sot nuk ekziston një pakt mes politikës dhe drejtësisë nuk do të thotë që ky pakt nuk mund të marrë formë nesër. Me të drejtë një pjesë e ndershme e opinionit publik është e shqetësuar se forcimi i pushtetit politik të Ramës sot mund të prodhojë kapjen e sistemit të drejtësisë nesër. Mund të ndodhë.

Diçka e tillë nuk evitohet thjesht duke dobësuar pushtetin politik të Ramës por duke forcuar pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Pavarësia e sistemit të drejtësisë është një risi e brishtë në historinë e shkurtër të shtetit tonë. Ndaj nëse duam ta mbrojmë atë sulmet tona nuk duhet të drejtohen nga drejtësia e brishtë shqiptare që gradualisht po çlirohet nga zgjedha e politikës por nga shantazhuesit dhe dhunuesit kronik të saj. 

Artikkul l i Blendi kajsiu shkruar enkas per Lapsi.al



28 Comments

  1. Mëkati themelor i Ina Ramës, një nga jursitet më profesioniste dhe më me integritet të Shqipërisë,

    WTF???

    Kajsi what the fck did you smoke?!

    Pass it on, quick!

    Ina rama hahahahaahahahahahahah
    Haahahahahaahahahahaa

    Edhe ca fara luledielli kajsi

    O kajsi kajssi , kajsi me raki!!

    1. Mbeshtetesit e hapur mediatik, ata qe rendojme i quajme analiste, te Rames dhe qeverise se tij, kane shkuar aq larg, saqe jane diskretituar ne syte e opinionit te gjere publik. Argumentet e tyre kane kaluar ne inflasion te skajshem, keshtuqe jane bere krejtesisht te pavlera. Madje as Rama nuk ua ka me nevojen, te pakten sic ua kishte ca vite me pare.
      Mirepo, ka nje soj te vecante analistesh, te cilet mendohet se jane te pavarur, dhe qe po i bejne sherbimin me te madh qe mund t’i behet Rames keto kohe. Nje nder keta eshte Kajsiu.
      Por, pse them keshtu? E thjeshte: Rama mburret me Reformen ne Drejtesi duke e quajtur ate si kryevepren e jetes se tij politike. Ky soji i analisteve qe mbron me kembengulje pastertine e reformes, ne fakt po mbron “kryevepren” e Rames. Kam vene re edhe nga te djathtet, qe kembengulin ne pastertine e saj, jo per te certifikuar “kryevepren” e Rames, por se e shikojne si nje tabu qe nuk mund te perflitet meqe e konsiderojne si nje “kryeveper”, kete radhe te ShBA-se; me te njejtin efekt si te paret, megjithate.
      Kajsiu shkruan tek LAPSI, qe e ka hequr ne kurriz (pa) pastertine e drejtesise se re. U desh nderhyrja e Gjykatave europiane, qe kjo Drejtesia e Re, kaq e lavderuar nga Kajsiu, te zbythej; perndryshe, nuk do te ishte habi, qe t’i shihnim, si zotin Bushati ashtu edhe zotin Shkullaku, te endeshin edhe sot e kesaj dite dyerve te gjykatave, pse jo edhe te ndeshkoheshin nga ato. Kajsiu e kalon me nje lehtesi fyese kete fakt ulerites.
      Nuk po vazhdoj me tutje, sepse, sic ndodh me te gjitha analizat e Kajsiut, niset mbi nje premise te rrejshme per te ndertuar “argumentin” e tij.
      Jo vetem qe nuk u besoj, por me gerditin keso lloj analizash qe mundohen te prekin dinakerisht ndjeshmerine e publikut, edhe keshtu te deformuar nga propaganda e pafre: dhendrri me i famshem(!)… ish_presidenti, ish-Kryeministri, Berisha… i tmerrshmi, gogoli Berishe tashme te paprekshem…! Pikerisht ketu qendron manipulimi djallezor i opinionit: a nuk u be kjo Drejtesi e Re per te mos patur me te paprekshem, qofte ky edhe Sali Berisha?! Kjo eshte njera ane e manipulimit; ana tjeter, eshte se edhe vete politikane te rendesishem te mazhorances, si Beqja, po goditen; dmth qe drejtesia me te vertete na qenkesh e balancuar. Mirepo, ketu me nje driteshkurtesi po kaq fyese, Kajsiu nuk merr parasysh faktin elementar te nje drejtesi te vertete: qe ajo nuk ka kusht sine qua non balancen; balancat i vendosin politikanet, diplomatet, ushtaraket etj, por jo drejtesia; drejtesia e vertete eshte e verber dhe vepron aty ku shfaqet shkelja e ligjit.
      Per te majtet si Kajsiu, te percudnuar intelektualisht nga aspekti thelbesor i kesaj doktrine, qe nuk eshte gje tjeter vecse e ashtuquajtura drejtesi popullore, eshte e kote t’u parashtrohen argumente te tilla.

      1. O Zerdeliu (keshtu i thone verioret kajsise) eshte krejt ndryshe situata. Pavaresia politike e SPAK-ut mund te jete deri ne njefare mase tek drejtuesi, z. Dumani, por tek te tjeret (ndoshta jo tek te gjithe) politika ka ndikim e cfare ndikimi. I nderuar z. Zerdeliu, a te duket i pandikuar politikisht endimi per te mos hetuar Beqajn nga prokuroret politike dhe hetimi i tij filloi nga urdhri i nje gjykatesi qe me pas ne masen e sigurise u tregua pak sa “i bute” duke ia lene ne dore SPAK-ut kete mase!? Jo per gje, por nderkohe zevendesi i Beqajt ishte ne burg per ate qe kishte ndodhur. A te duket i pavarur politikisht vendimi per te arrestuar zv.kryeministrin nderkohe qe as kryeministri dhe as kryetari i bashkise as qe hetohen per inceneratorer? Biles edhe urdhri per arrestin e zv.kryeministrit u dha pasi ai u shkarkua nga detyra. Po Amant Josifi qe bashkepunonte me Olsi Ramen si u la te ike? Po Olsi Rama a eshte ne hetim per ato qe akuzohet? Pa hyre shume ne detaje se jane me dhjetra te tilla, z. Zerdeliu, mund t’i pergjigjesh pyetjes nese Rama eshte budalla dhe te gjithe vjedhin pas shpines se tij e ai as qe merr vesh gje, apo Rama eshte pjese e vjedhjes dhe per kete SPAK duhet ta marre nen hetim?

  2. Por Berisha nuk hyn tek kjo specie njerëzore.

    Ai që përpiqet të ngrejë mitin se është njeri që “nuk lëshon njerëzit e vet”, duhet ta kuptoni se nuk të lëshon vetëm kur ka hallin e vet dhe fëmijëve të vet.

    Kjo nuk vlen vetëm për Erzenin, por gjithë ata që mendojnë se ai ua ka borxh se kanë sakrifikuar për të.

    Më shumë se baxhanaku nuk ka sakrifikuar njeri për të, se ai sakrifikoi dhe jetën, por prapë nuk e njohu si baxhanak.

  3. Berisha iu jep porosi deputetëve: Ma kini merak Gaz Bardhin, duhet ta mbroni,shpellkare cecene maloke skiftere si Gimi dilni mbroni Bythqirin e salihut gazmend Bardhi,ju ka dhene urdher,ndryshe do ju shkerdheje fisin me ushtaret e brecanit,lumneshit,salih lushaj e kulicin.

  4. YMER KELLIRES I KA NGORDHUR NJE QEN NE GOJE PRANDAJ NXJERR ERE MUTI NGA GOJA DHE TE GJITHE E TALLIN thotë:

    ARRESTOHET YMER KELLIRA POLICIA E KAPI DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT DHE ZENI TE BABIT

  5. Bravo z. Kajsiu si gjithmone brilant ne analizat e tua. Dhe gjithmone antiteza me e mire e z. Bushati, analistit qe kerkon ta demokratizoj vendin duke ber thirrje per anarki, apo qe do te vendos shtetin ligjor duke djegur intitucionet.

  6. Ambasada e SHBA “i mbyll derën” Berishës e Bardhit: S’kemi ndryshuar qëndrim për ‘non gratat’

  7. YMER KELLIRA ME NJE DOSJE TE RE PER EDI RAMEN:ALEXANDER VUCIC BABA I ZAHOS - KRISTAQ RAMA BABA I GREGUT, thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH DRITAN HALE-s ,KOL SALLAKSI ,FRRYK CYPIT ,KAR BOLES BOLINOS DHE EDI RAMES

  8. KUR TE GJITHE SHKOJNE NE SHTEPI TE GRATE DHE DASHNORET E TYRE YMERI IK E MASTURBON AFAR PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT DHE ZENI TE BABIT-Info andi BUSHATI thotë:

    YMER KELLIRA -AUTORI I DOSJES SE KRISRAQ RAMES SI BABA I GREGUT

    FRRYK CYPI
    KOL SALLAKSI -SKYPE
    KAR BOLJA BOLINO
    MUT MUHAMUT VELIU
    SKENDER KURVA GERON MINXHOZI
    LENC BYTHQIRI VANGJELI
    DENIS MINGA GABELI
    BATON STANISHQI
    BERAT BYTHALA
    DRITAN HALE-ja
    KRESHNIK SPAHIU
    YLLI PULA PATA
    MENTOR NAZARKO
    ETJ ETJ

  9. BEN BLUSHI ,ARMAND SHKULLAKU,ANDI BUSHATI DHE FATOS LUBONJA E TALLIN KEQ ZAGARIN E MJERUAR ,SHQELMUAR,POSHTERUAR ,INJORUAR,FRUSTRUAR SEXUAL YMER KELLIREN thotë:

    YMER KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT ,RRAHMAN RRAJES ,SPARTAK BRAHOS ,GRAMOZ RUCIT ,KAR BOLES BOLINO ,EDI RAMES ,DULLA KOTIT ,ALEXANDER VUCIC DHE OLSI RAMES

  10. BEN BLUSHI SHKON NE KOSOVE PER TE PROMOVUAR LIBRIN E TIJ
    YMER KELLIRA SHKON NE KOSOVE PER TJA FUTUR KARIN NE BYTH DULLA KOTIT ,VELLAIT TE KIMETE BERISHES ,BERAT BYTHALES DHE BATON HAXHIUT

  11. si i etiketoi Berisha nëpërmjet gojës së Tritanit deputetët Bardhi, Salianji, Gjekmarkaj etj.?

    “Skutha…ndyrësi…primitivë…burracak…brumbuj frikacakë…që janë mësuar vetëm të zvarriten…nga balta ku janë zhytur kërkojnë të pickojnë më lart..”

  12. YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT E MOS SHKRUEJ KETU HAHAH

  13. O Kajsi ca ke pi? Di ndonje politikan te denuar? Apo ndonje gjyqtar? Ndonje qe ti kene marre parate? Edhe ndonjrin qe e denuan sa per sy e faqe (Tahirin p.sh.) ishte se ua sollen provat nga jashte e s’e mbronin dot. Por gjasme burg beri, doli para kohe dhe po gezon parate. Kjo eshte amnisti jo denim

  14. O pjeshka!!! Këndoi këngë partisë dhe kumandarit se këndoke bukur!! Është thyer pakti??? Bravo gjetje e madhe apo shaka e bukur??? O derëzi militant i rilindjes. Aq është thyer pakti midis teje dhe rilindjes aq është thyer me drejtësinë!!! Nuk thyet pakti midis partisë dhe militantëve. Pakti është thyer me të drejtën dhe vetë ligjit o trushkulur patronazhist!!

  15. Sali Berisha nuk është as në standardin e këtyre, por është në standardin e vendeve thellësisht anti-amerikane, si Rusia apo organizatat politike të botës islame që mbështesin terroizmin.

    Ky është i vetmi që po përpiqet të organizojë një kryengritje anti-amerikane në një vend pro-amerikan, duke mos pranuar qëndrimin e tyre.

    Ai nuk pranon sanksionet e SHBA ndaj tij për minim të demokracisë, korrupsion madhor dhe presion mbi drejtësinë.

    Nuk pranon asnjë vendim gjykate ndaj tij, duke i shpallur antikushtetuese.

    Nuk pranon asnjë fakt kompromentues ndaj tij të zbuluar nga prokurorët antikorrupsion, edhe pse familja e tij del e lidhur me gjithë rrjetin e krimit të organizuar në Shqipëri.

    1. Joooooo!

      Sa i keq ky saliuuuuuu, iiiiiii!

      Iiiiii ik çun i keq që do të heqësh xhaxhi piktorin nga kolltuku

      Xhaxhi piktori është më i miri në botë , ti saliu je i keq!

      O patronazhist ku i gjeni kto ridhjerje mendore , o trap kategoria e parë

  16. YMERIT I MBAN GOJA ERE MUTI PRANDAJ NUK KA FEMER NE PLANET E CILA I OFREHET AFER ,PRANDAJ E TALLIN KEQ ANDI BUSHATI ,ARMAND SHKULLAKU,FATOS LUBONJA,ANDI BEJTJA DHE ENTON ABILEKAJ thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH DENIS MINGES KAR BOLES BOLINO KOL KYCIT FRRYK CYPIT DHE RRAHAN RRAJES

  17. “Më dërgoi mesazh mafioz, kërkon të më vrasë me duart e të tjerëve!”/ Artan Hoxha: Berisha i ka duart me gjak, ka tentuar disa herë…!Para te madhe nga Greqia keni mare ju te lapsit me kryeartikujt e shumte per nje vrases si beliri.per nje gazetar si Artan Hoxha qe u kercenua me vdekje nga serbi salih karaxhic berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *