• |
ide | kryesore

Conference League kthehet në Tiranë: Ballkanit do të presë Viktoria Plzeň në “Arena Kombëtare”

Sport
Plzeň



Stadiumi “Arena Kombëtare” i Tiranës do të presë një tjetër ndeshje ndërkombëtare. UEFA ka vendosur sot të spostojë ndeshjen mes klubit të Ballkanit (Kosovë) dhe FC Viktoria Plzeň (Çeki) nga stadiumi “Fadil Vokrri” i Prishtinës në stadiumin “Air Albania”.

Ky vendim është marrë për shkak të kushteve të përkeqësuara të fushës në stadiumin e kryeqytetit kosovar. Ndërkohë, sfida është e programuar të luhet në Shqipëri më datë 30 nëntor, duke nisur nga 18:45. Një avantazh mund të quhet për Ballkanin, që duke patur në krye teknikun Ilir Daja do të luajë me mbështetjen e shumë tifozëve shqiptarë.

Një rikthim i kompeticionit në stadiumin e kryeqytetit, ku këtë sezon ka luajtur Partizani e Tirana, në aventurën e tyre në Conference League. Kujtojmë se finalja e parë e këtij turneu, që pa përballë Romën e Feyenoord është luajtur pikërisht në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Lexo më tej: Video/ Ballkani shpenzon raste pafund, Astana shpëton me 0-0: “Meritonim më shumë”

Plzeň kryeson grupin C me 12 pikë pas katër ndeshjeve të para. Ballkani duhet të mposhtë tashmë çekët që janë me pikë të plota, për të shpresuar në një kualifikim në fazën me eliminim direkt. Ballkani është në vendin e tretë me 4 pikë, sa Astana e vendit të dytë, që ka avantazhin e sfidave direkte. Në vendin e fundit është Dinamo Zagreb me 3 pikë, që do të luajë në raundin e 5 kundër kazakëve të Astana.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *