• |
ide | kryesore

Profil/ Rishfaqja e Elvana Gjatës në kronikën e zezë

Kryesore, Lajme
elvana elvisi


Emri i divës së Showbizit, Elvana Gjata, që më shumë jemi mësuar ta shohim në kronikat e spektakleve, sa herë del ndonjë klip i ri, apo në ato politike, kur bën thirrje për të votuar për lali Erin, që i jep leje ndërtimi të dashurit të saj, këtë herë është rishfaqur, pas plot pesë vitesh në lajmet e kronikës së zezë. Papritmas shtypi u mbush me titujt: “SPAK fillon hetimet për Elvana Gjatën”. Shkak u bë nxjerrja në publik e përgjimeve të telefonave të kriptuar SKY, në bisedat përmes të cilave i dashuri i këngëtares, Elvis Mata i thoshte një bashkëbiseduesi se do ti dërgonte gjysëm milioni Euro nga llogaria e Elvanës.

LEXO ME TEJ:

Përgjimet/ SPAK heton pasurinë e Elvana Gjatës

Një ditë më pas u botua një letër e shefit të SPAK, Altin Dumani ku 36 vjeçarja, bija e Fatmirit dhe Donikës shpallej si një person nën hetim. Edhe këtë herë ashtu si në vitin 2018 shkak u bë lidhja e saj dashurore. Pra i dashuri i saj që akuzohet si bosi i një rrjeti të madh trafiku ndëkombëtar narkotikësh, mund të ketë përdorur llogarinë perzonale të këngëtares. Edhe para pesë vitesh ishte po Elvis Mata, që e implikoi atë në një sherr.  

Vrasja në bllok/ Merret në pyetje nga policia Elvana Gjata

Në 4 tetor 2018 në mbrëmje, këngëtarja u përfshi në një sherr me armë mes të dashurit të saj dhe një grupi rival, në krye të të cilit qëndronte ish i tmerrshmi Ervis Martini. Masakra që përfundoi me një të vdekur, qe mënyra më e keqe e mundshme për ta bërë publik emrin e “të fejuarit” të saj, që diva atëhere e sapo hyrë në të 30-at e ruante me fanatizëm. Ajo e kishte përmendur vetëm një herë publikisht atë, po atë vit, në emisionin e Ermal Mamaqit. Ajo kishte përdorur një frazë sa diskrete po aq edhe ledhatuese: “Zoti është treguar shumë i mirë me mua…’

Me siguri, këngëtarja që ishte ndarë nga Flori Mumajezi në 2016, duke e këmbyer në muzikë me Piro Çakon dhe në zemrën e saj me Elvis Matën, kishte të gjitha të drejtat e botës të besonte se perënditë po kujdeseshin për të.

Si ndryshoi jeta e Elvana Gjatës pas fejesës me të kërkuarin Ervin Mataj

Lidhja e re e dashurisë i kishte hapur të gjitha portat. Ajo shpalli largimin drejt Amerikës për të nisur një karrierë ndërkombëtare, herë pas here postonte në rrjetet sociale foto me këngëtarët të famshëm të botës dhe habiste fansat e saj me pastime nga jeta e saj luksoze. Mediat raportonin: “Në hotelin ‘’Shangri-La Hotel’’ të Parisit, Elvana ashtu si Beyonce ka rezervuar suitën në katin më te lartë të tij, pamja e së cilës e bën gati të prekshe kullën Eiffel. Në hotelin në fjalë çmimi për një natë kap shifrën e 19,000 dollarë, që nënkupton se është destinacioni i preferuar i pasanikëve nga e gjithë bota”.

Edhe kur u rikthye në Tiranë, pompa e paraqitjeve të saj, qe në lartësinë e pasurisë së njeriut të saj të zemrës, Elvis. Ai i kishte hapur biznesin e fustaneve “Altar” dhe që i bënte dhuratë fundjava dashurie që nuk kushtonin më pak se 30 mijë euro. Sikur mos mjaftonin postimet në instagram për unazën e fejesës me diamante dhe pritshmërinë me albumin e rrallë që do nxirrte në treg pas endjeve nëpër botë, Elvana organizoi një festë madhështore-koncert për 31 vjetorin e saj ku ishte grumbulluar pa përjashtim e gjithë bota e shoë bizit shqiptar. Bosë të mediave, futbollistë, aktorë, këngëtarë, gazetarë, politikane dhe bashkëshortët e tyre. 

Shikoni këtë video të përgatitur nga Lapsi.al: 

Për më shumë video si kjo bëjini një like faqes Lapsi Videos në Facebook 

Duke kaluar tashmë të 30, Elvana Gjata nuk qe më ajo vajza e ndrojtur, që ishte çapitur një ditë rastësisht drejt NRG Radio, ku kish njohur Flor Mumajezin, ku kishte siguruar disa dalje në Zonë e Lirë e Arian Çanit, që e bënin po aq të njohur në publik, sa edhe aftësitë e saj vokale.

Ajo tashmë qe një divë e vërtetë. Tirana artistike dhe jo vetëm ishte nën këmbët e saj.

Zoti i kishte falur një zë të bekuar dhe një pamje për ta pasur zili, ndërsa i dashuri i saj milionat e nevojshme që askush si fiton dot me punë, për ta maksimalizuar suksesin që i siguronin ato. Lidhja e saj dashurore u përfol edhe në periudhën kur ajo mori pjesë në festivalin e këngës. Thuhej se Elvisi përdori të gjitha mjetet që ka në dorë një njeri super i pasur që ajo të fitonte çmimin e parë dhe të shkonte drejt Eurovizionit. Por pas një puçi të jurisë për të cilin gojët e liga përmendën edhe një sherr mes Vera Grabockës dhe Arilena Arrës, kjo e dyta mori çmimin e parë. Me gjithë bujarine e shfrenuar të partnerit Elvana duk u ngjit dot në skenën e festivalit Evropian të 2020-ës.

Por pavarësisht nga ndonjë humbje aksidentale këngëtarja e kishte rehabilituar plotësisht imazhin e saj. Ajo korri një sukses të paparë me filmin komercial “Dy gisht mjaltë” përkrah Ermal Mamaqit dhe luante ikonën bamirëse duke shpërndarë supë falas përkrah Erion Veliajt.

Ajo e mbështeti edhe publikisht kryebashkiakun e Tiranës duke i ftuar fansat e saj të votonin për të në zgjedhjet e fundit dhe kjo iu shpërblye me një koncert madhështor në Air Albani ku nuk dihet nëse sponsori kryesor ishte Lali apo Elvisi.

Me të gjitha këto dukej se këngëtarja e kishte lënë pas hijen e errët që la në imazhin e saj, përleshja me armë me një viktimë në tetorin e 2018. Polemika që krijoi prezenca e saj në atë skenë krimi zgjati për ca kohë. Ajo u zhvillua rreth një artikulli të gazetarit Mentor Kikia që Atë kohë ngriti pyetjen: “A është vallë rastësi që shumë prej emrave më në zë të muzikës shqiptare janë ose vajza të lidhura me djem të botës së krimit, ose meshkuj që i kanë bërë komisariatet e policisë si shtëpinë e dytë”?

Elvana Gjata, alibi e krimit apo një model që duhet përbuzur?

Aq e largët dukej masakra në bllok sa disa vite më pas një nga infuenceret më me peshë në këtë vend, mike e Elvanës, Dalina Buzi, kur Elsa Lila u arrestua për drogë bëri një paralelizëm në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel: “per nivelet e “ndershmerise” sipas opinionit tone publik: Nese i dashuri yt futet ne burg per droge ti je k*rve qe te mban me lek”. Sipas Buzit, për popullin kur një vajzë merret me drogë nuk përbën problem, ndërsa nëse i dashuri i saj e bën këtë gjë ajo konsiderohet k*rvë.

“E rendesishme eshte qe ky lajm si ka bere pershtypje fare popullit tone. Madje kane ndjere keqardhje se “fundja pune po bente” punë po bënte.

Elsa Lila vs Elvana Gjata/ Të trafikosh apo të të mbajë burri me lekë?

Por sa do të duket sikur harrohet, sado ta rekesh ta kamuflosh, jeta që bën realisht të shfaqet një ditë në sipërfaqe. Kështu i ka ndodhur dhe Elvana Gjatës për lidhjen që ajo vazhdon të mbajë me njeriun “me të cilin e ka bekuar zoti”. Emri i saj doli në përgjimet franceze që i kanë sjellë SPAK-ut përmes bisedave të zbardhura të Elvis Matës dhe Elvanës s’i mbetet gjë tjetër veçse të nis një operacion të ri të përmirsimin të imazhit, ndofta me një film të ri, apo me disa poza të reja në krah të Veliajt.

©Lapsi.al

 

   


28 Comments

  1. Po gjith bota e showbizzit shqiptar esht e mbushur me Elvana….Aman mos na hapni barkun me histori qe njerëzit me dy pare mend I kan ditur qekur

      1. Jo de jo pse merrni kot sa fillon berihaja.. Gocat (ne pergjithesi kto qe po perfolen pra) talent kane.
        Por problemi tyre esht i njejte me ‘cunat’ me te cilet lifhen – pasurimi i shpejte.
        Ne nje kohe kur dihet se Qemaneja, kultura artet historia gjuhesia, biles as matematika fizika e me the te thashe, nuk te japin buke.

      1. Kan talentin e b dhe te p…. poo edhe te mikrofonit ..te drejt ke…cfar talenti o pall…kur kto kengtare loli pop nuk mbajn live as cerek ore, koncert ne publik

      2. e ngaterron me deshmitarin e ceshtjes Cez-Dia hahah …..sa te mjeruar qe jane keta shkruajtesit e portaleve ,se gazetar eshte fjale e madhe per ta asociuar me keta …

  2. Por Berisha nuk hyn tek kjo specie njerëzore.

    Ai që përpiqet të ngrejë mitin se është njeri që “nuk lëshon njerëzit e vet”, duhet ta kuptoni se nuk të lëshon vetëm kur ka hallin e vet dhe fëmijëve të vet.

    Kjo nuk vlen vetëm për Erzenin, por gjithë ata që mendojnë se ai ua ka borxh se kanë sakrifikuar për të.

    Më shumë se baxhanaku nuk ka sakrifikuar njeri për të, se ai sakrifikoi dhe jetën, por prapë nuk e njohu si baxhanak.Cfare ndryshimi ka Elvana nga salihu te dy hetohen nga Spak.

  3. PARODI

    BIG BOOTY LEJLA, 2 BOSAT DHE FAKIRI I THESIT

    (ELVANA)
    Kom big booty, booty like this
    Ama jo per biznes
    Di edhe une me fol pis
    Ama jo per biznes
    A, a don me lujt me lejla? lejla
    A, a don me lujt me lejla? lejla
    Lej-lej-lejla, lejla
    A po don mo? Ti ça po don mo?
    Krejt i kam bo
    Une per ty i kam bo
    A po don mo? Ti ca po don mo?
    Se krejt ca kam bo
    Une i kam, une i kam, une i kam sic i do ti

    (BIZNESMENI)
    E ke big booty, booty-n like this
    Fiks për bisnes,
    Vërtet di me fol shumë pis,
    lekun për ty e kom gris,
    A, a është leku a booty lejla, lejla?
    Si, si do lujm me lejla, lejla?
    Lej-lej-lejla, lejla
    Ca po du mo? Ti s’ke dhonë hiç asgjo!
    Me krejt e ke bo, por me mu s’ke bo gjo!
    Ca po du mo? My money back mo!
    Paret që t’kom dhon
    Nuk i kom, nuk i kom, s’i kom se mi morre ti

    (CAPITAL T)
    Krejt industria syte n’lejla
    Ama ne edhe pa to po vlejna
    Problemi osht qe une shume po vrejna
    Prit, a t’thash qe apet un i kthejna
    Fame is the devil, po sjena tu u shty
    Une jam krejt tjeter level
    Isha marr me ty po ti sje kurgjo special,
    Kurre skom mu kthy, never
    Se çka do qe bejm ne eshte perjetshem
    Ti kallxom çka po don me bo, kur un gjuj me lejla
    Ti kallxom çka po don me bo, kur e din qe t’muj me lejla

    (BIZNESMENI)
    Edhe ministria sytë në lejla
    Plot tendera me korrupsion po gjejna
    Problemi është se punë në shtet duhet t’kena
    Me arkën e peshkut postin lirë a e blena?
    Prit, një mijë euro bakshish janë kafe me pi
    Një smartphone dhuratë e merr e çon në shpi
    Varfëria ka plas gjithandej, Elvana do me lujt me lejla
    M’kallxon edhe booty-n pale, sikur nuk e shet me lejla
    Me çfarë i hap shteti dyert kudo, pa booty a pa lejla?
    Kush të pjerdh në Shqipëri nëse, s’lun bootyn apo lejlat?

    (ELVANA)
    Lejla, lejla, lej-lej-lejla
    A po don mo? Ti ca po don mo?
    Krejt i kam bo
    Une per ty i kam bo
    A po don mo? Ti ca po don mo?
    Se krejt ca kam bo
    Une i kam, une i kam, une i kam sic i do ti

    (2PO2)
    Mos me na u myk ja bojm do bira thesit
    Lejlat per neve, per ty gishtin e mesit
    Loja s’luhet qoshe, qata pi hina mesit
    Me art ju bojna dom si n’futboll koma Messit
    Na po rrina Cool, tjert gjakin tu e nxeh
    Karvani 200 orë, ju si qeni tu e leh
    Thasët s’i kom shit ama t’rejat i kom ble
    Gishti o ka kan, 1 her kamen, me ja ngreh
    Hajde ti kallxom, nese nuk po beson pa m’pa
    Hajde tash lujna me Lejla.
    Nese nuk po beson pa m’pa,
    Hajde tash lujna me Lejla.

    (BIZNESMENI)
    Ja çunat kur s’gjejnë big booty,
    i bojn vetë ca vrima thesit.
    Kur Elvana i hipën trenit lart,
    makinisti kujdes levën e mesit!
    Leku të bon zotëri e bob,
    e lun sa t’dush me lejla.
    Kur xhepin e ke plot me pare,
    ujin përpjetë kot e hedhna.

    (ELVANA)
    Lejla, lejla, lej-lej-lejla
    A po don mo? Ti ca po don mo?
    Krejt i kam bo
    Une per ty i kam bo
    A po don mo? Ti ca po don mo?
    Se krejt ca kam bo
    Une i kam, une i kam, une i kam sic i do ti.

  4. PARODI

    ELVANA GJATA feat MAMA – M’KA BEKU ZOTI

    (Ajo)
    Shpejt ka ardh Elvana si shumë aeroplana
    Nuk e di ça bojnë krejt
    E di ça bona
    Unë jom ajo, nuk jom ai
    Mama, pse e boj unë nuk kom faj

    (Mama)
    Eh ç’bon leku, fluturon si aeroplana
    Krejt bojn si fukarenj
    Lëvizin me urbana
    Ti je ajo po ç’dreqin bon?
    Që ujin përpjetë tash po e çon?

    (Ajo)
    Nuk jom e para por jam numër 1
    Këtë që po e them e ke thonë edhe ti
    Krejt e dinë kush o e para e i pari
    Kjo nuk dallon si flori prej ari

    (Mama)
    Nëse s’je e para atëherë je numri dy,
    Këtë gjë mundet ta kem thon edhe ty
    I dyti dallon qartësisht nga i pari
    Ashtu si dallon argjendi nga ari

    (Ajo)
    Televizion, radio
    E dëgjon “Të dy”, “Mos më mundo”
    Zëri im depërton
    Çdo njeri e pasionon

    (Mama)
    Radio s’kam, por në televizion
    Kur e dëgjoj menjëherë ndërroj stacion
    Kënga t’gjithë për çfarë i fton?
    Pordhët e tua kush i dëgjon?

    (Ajo)
    Modestinë time këtu nuk e vren
    Jam diçka që don e-e nuk e blen
    Mamës mos harroni, mamës dëgjoni
    Të gjithë një refren

    (Refreni)
    Si ky tekst s’ki ni
    Si ky beat s’ki ni
    Si ky flow s’ki ni
    Se ky është suksesi im

    Si ky tekst s’ki ni
    Si ky beat s’ki ni
    Si ky flow s’ki ni
    Se ky është suksesi im

    (Mama)
    Ç’të duhet modestia ty moj Elvana
    Ti e hedh çiçin përpjetë si shatërvana
    Pse dikush të don por nuk të blen?
    Nëse vlen kaq shumë pse burrë s’po gjen?

    K’të tekst që ke ti
    Sikur paske pi
    Askund s’e kam ni
    Se të dytë jo s’ka si ti

    K’të tekst që ke ti
    Sikur paske pi
    Askund s’e kam ni
    Se të dytë jo s’ka si ti

  5. PARODI

    Paraja nuk është gjithshka, por me atë mund të blesh çdo gjë,madje edhe dashurinë nëse ajo ka një çmim.

    [Ajo]
    Një milion arsye,
    po të kisha unë,
    nuk do të doja kurr,
    si doja dikur.

    [Ai]
    Epo s’ke asnjë arsye
    e tash nuk je e lirë,
    thua se do qoften,
    lekun ke dëshirë.

    [Ajo]
    S’munde të më thoje fjalë lamtumirë,
    se ti ike shpejt,
    për një tjetër jetë,
    ti nuk je aty se,
    nuk je si ti e do.

    [Ai]
    Ku të rrija unë i shkreti, ec ma thuaj ti,
    qoftja ka shumë pare,
    e unë veç dashni.
    Ti nuk je me mu më,
    se me tjetrin je,
    lumturinë ke tash,
    se parja të ka ble, ty të ka ble.
    Me mu më s’je!

    [Ajo]
    Dhe unë zgjohem në mëngjes,
    sikur jam me ty,
    dërgoj lutje lart në qiell,
    por nuk vijnë aty.

    [Ai]
    Lutesh kot se nuk ka Zot,
    dhe ti e di shumë mirë,
    ngele natën nëpër klube,
    ndoshta je e pirë.

    [Ajo]
    Dhe sa herë kujtimet gjej,
    veten e gënjej,
    unë e gënjej,
    por ty s’të kthej.

    [Ai]
    Kujtimet e tua
    veç foto në facebook,
    asgjë e vërtetë,
    dashuri një mut!

    [Ajo]
    Ai shtrat pa ty gjithmon,
    do mbetet bosh,
    se nuk shtrihem dot,
    dhe po fle në tokë.

    [Ai]
    Nuk ke faj ti,
    mbase qoftja është si lopë,
    kështu zë tërë krevatin,
    e ti fle përtokë.

    [Ajo]
    Në mermer të ftohtë,
    unë kokën e mbështes,
    e gjej qetësi,
    se vij tek ti.

    [Ai]
    A më raftë pika
    si je katandisur!
    Po fle në dritare,
    tamam si e krisur!

    Po pse dreqin beson në Zot,
    ja fut pordhës kot!
    Ky s’është aspak bekim,
    është për të qarë me lot!
    Famën s’kam ç’e dua,
    as paratë e tua,
    se unë kam më shumë se aq,
    dhe ti qoften e ke paq!
    Ti e ke paq!!

    Një vendin po të kisha qënë unë,
    me qoften s’do kisha ndenjur,
    asnjë minutë më shumë!
    Le ta kishte paren lumë!!

  6. Berisha iu jep porosi deputetëve: Ma kini merak Gaz Bardhin, duhet ta mbroni,nje kar ketu lart qe salihu e detyron te masturbohet me foton e rames lakuriq cdo dite ha mut salihu serb cdo dite,kur te shkoje ne burg cfare do hashe o shpellKar

  7. Berisha iu jep porosi deputetëve: Ma kini merak Gaz Bardhin, duhet ta mbroni,shpellkare cecene maloke skiftere si Gimi dilni mbroni Bythqirin e salihut gazmend Bardhi,ju ka dhene urdher,ndryshe do ju shkerdheje fisin me ushtaret e brecanit,lumneshit,salih lushaj e kulicin.

  8. Vk Elvana, ky shkrim ngjan si hakmarrje. Po kur mundohen te bejne qoka duke u dhene epitete askusheve, te 10sin se qeshuri.
    “Dalina Byzi, influencerja me me ndikim ne vend”, shkruajne (ose shkruan Dalina vete). Po, shume influencuese eshte. Sapo influencoi ne vendimin tim per te shkuar ne hale ne kete moment. Kisha ndermend vetem 1 pshurje. Pas influencimit te Dalines, do i fus dhe i tdhime.

  9. Ambasada e SHBA “i mbyll derën” Berishës e Bardhit: S’kemi ndryshuar qëndrim për ‘non gratat’

  10. si i etiketoi Berisha nëpërmjet gojës së Tritanit deputetët Bardhi, Salianji, Gjekmarkaj etj.?

    “Skutha…ndyrësi…primitivë…burracak…brumbuj frikacakë…që janë mësuar vetëm të zvarriten…nga balta ku janë zhytur kërkojnë të pickojnë më lart..”

  11. Pervec debilave, e dime te gjithe qe tek Bar-Restoranti luksoz,(ish Xhu-boksi), i Hysenbelliut, (Teodorkarinepidh), u vrane per ndertesen qe po lartesohet sot tek ish-Ekspozita!

    Ca paqartesie ka ketu?!

    Avash-avash po asgjesohen/konvertohen te gjithe krahet e armatosur.

    S’e kuptoj pse pridhni kot me kot?!

  12. Diva…..
    fjala dive rjedh nga latinishtja qe do te thote perendeshe. I referohet kengetareve te operave apo artisteve te njohura me talent.
    Kjo goca talent ka, po jo ne fushen muzikore.

  13. 1-Thonë që Linda Rama është aq e afërt me këngëtaren sa është parë edhe në rrugët e njohura për shopping të Londrës e Parisit, e në restorante super të shtrenjta.

    2-Biznesmeni Luan Mata, krushku i Erzen Breçanit, është një nga figurat e pastrimit të parave të trafikut të kokainës në ndërtim.
    Luan Mata ka arritur të marrë leje për hotele dhe kulla në Tiranë.
    Vetëm ndërtesa e re me emrin “Ekspozita Building”, 93 metra e lartë, tek ish Ekspozita, është një investim me vlerë mbi 200 milionë euro. Lejen e ka firmosur Edi Rama në 8 nëntor 2019.
    Në 2013, Berisha, arriti të largonte Top Channel nga ish Ekspozita.
    Aksioneri i tretë me % më të madhe në kullën që SPAK kërkon të sekustrohet si aset kriminal, është biznesmeni i puseve të naftës, Arian Tartari, bashkëshorti i Albana Vokshit. Por flitet që ka pjesë edhe
    Rrahman Selmanllari (mik i Shkëlzen Berishës në Gërdec).

    SHËNIM: Praktikisht, e gjithë klasa politike bashkëpunojnëe krimin për të grabitur paratë publike dhe pronat publike. Prandaj i shihni të zihen si qendër për ato poste partiake, parlamentare apo qeveritare, sepse është biznes i madh. Këta sigurisht (majtas apo djathtas qofshin), kanë blerë dhe mediet kombëtare e jo vetëm për propagandën e tyre. Popullit I ngelet vetëm të bëjë spektatorin e teatrit të këtyre hajdutëve me imunitet, dhe të thirren në protesta vetëm për karriget e politikanëve. Këta politikanë janë paguar sa më s’ka dhe prandaj luftojnë edhe kërcënojnë SPAKUn sepse po ju sekuestrua pasuria, janë të mbaruar , ose po i larguan nga politika ju ikën biznesi fitim prurës familjar. Të dy palët (të majtë e të djathtë), janë të përfshirë në biznesin e kullëndërtimeve me pastrim parash. Dhe kur ju prishen pazaret ku nxjerrin horrllëqet e hajdutllëwet njeri tjetrit. Kjo bëhet sepse nuk ka drejtësi që t’i marrë të gjithë e t’i fusë në burg. Është po e njëjta drejtësi që bëri vetingun e gjykatësve dhe ua la pasurinë milionëshe të pajustifikuar, dhe vetëm i nxorri nga sistemi . Por ata kanë hapur zyra private avokatie, biznese private apo punojnë si pedagogë. Pra po gëzojnë paratë e korrupsionit që kanë vjedhur. Ky është pakti mafioz politikë-drejtësi-media.

    1. 100% sakt, Tlutem vec mos perdor llafen ‘i majte’. Se lukunia e politikes mund tjete cdo gje vec e majte. ‘Te majte’ jane vetequajtur, jo se jane vertet, s’jane ne asnje cm te spektrit.
      Loja me EMRAT esht loj demagogjike e perdorur heret prej Ramaqenit. Ai vetequhet Partia Socialiste psh. Po vec pensionistave kush ja beson at emer atij.
      Ramaqeni ben iluzione optike ndaj elektoratit. E justifikon se esht anti-Berishe, i bie qe pozicionin ne spekter e ka relativ ne varesi te Berishes.
      Koha ka kaluar e duhet te qe kuptuar. Nuk ka te majt tek ne. Ca kishim, vdiq, e varrosi Ramaqeni.

  14. Sali Berisha nuk është as në standardin e këtyre, por është në standardin e vendeve thellësisht anti-amerikane, si Rusia apo organizatat politike të botës islame që mbështesin terroizmin.

    Ky është i vetmi që po përpiqet të organizojë një kryengritje anti-amerikane në një vend pro-amerikan, duke mos pranuar qëndrimin e tyre.

    Ai nuk pranon sanksionet e SHBA ndaj tij për minim të demokracisë, korrupsion madhor dhe presion mbi drejtësinë.

    Nuk pranon asnjë vendim gjykate ndaj tij, duke i shpallur antikushtetuese.

    Nuk pranon asnjë fakt kompromentues ndaj tij të zbuluar nga prokurorët antikorrupsion, edhe pse familja e tij del e lidhur me gjithë rrjetin e krimit të organizuar në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *