• |
ide | kryesore

Bllokohen disa rrugë në qarkun e Dibrës, policia tregon akset problematike

Lajme, Të fundit


Reshjet e dendura të dëborës vijojnë të bien në zonat e qarkut të Dibrës dhe kjo ka shkaktuar bllokim në disa akse rrugore si: aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë, Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë; Peshkopi-Kuben-Kukës. Firmat e mirmëmbajtjes së këtyre akseve po punojnë intensivisht për hapjen e tyre.

‘Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër janë në gadishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë çdo përdoruesi rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë duke shkaktuar trafik dhe bllokim rruge, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë’, njofton policia.


3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *