• |
ide | kryesore

Hamasi shtyn lirimin e pengjeve deri në hyrjen e kamionave me ndihma në Gazën veriore

Lajme, Planet


Grupi i Hamasit do të vonojë lirimin e pengjeve derisa Izraeli të lejojë që të hyjnë në Rripin e Gazës, kamionat me ndihmat humanitare në ditën e dytë të armëpushimit. Njoftimi vjen një ditë pas lirimit të dhjetëra pengjeve të mbajtura nga militantët, si dhe palestinezëve të burgosur nga Izraeli, si pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Katari me mbështetjen e SHBA-së, e cila ka sjellë një pauzë të përkohshme të armiqësive.

“Lirimi i dytë i ndërmjetësuar nuk do të ndodhë derisa Izraeli të lejojë kamionët e ndihmave të hyjnë në veri të Gazës”, thotë grupi militant.

Deklarata shtonte se lirimi i pengjeve do të vonohej nëse Izraeli nuk u përmbahet kushteve të dakorduara më parë për lirimin e të burgosurve palestinezë.

Si pjesë e marrëveshjes, 50 gra dhe fëmijë të mbajtur peng nga Hamasi dhe grupet e tjera në Gaza do të lirohen gjatë armëpushimit katërditor. Izraeli do të lirojë 150 të burgosur palestinezë, të gjithë gra dhe fëmijë nga burgjet izraelite. Po ashtu, ai do të lejojë qindra kamiona me ndihma në ditë për të kaluar kufirin Rafah me Egjiptin. Ditën e djeshme, përmes pikëkalimit të Rafah hynë 137 kamiona me ndihma humanitare duke e lejuar edhe popullsinë që të marrë frymë lirisht pa presionin e bombardimeve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *