• |
ide | kryesore

Video/ Dy gola në 6 minuta, pastaj mërzi totale në derbin e Italisë: Inter mban kreun, +2 nga Juventus

F1, Sport, Video
Juventus



Juventus dhe Inter anuluan njëri-tjetrin në derbin e Italisë numër 249. Në ndeshjen e madhe të javës së 13′ të Serie A, mes skuadrës së Max Allegri dhe asaj së Simone Inzaghi përfundoi 1-1. Një ndeshje në ekuilibër të plotë e aspak argëtuese në pjesën e dytë. Në Allianz Stadium në pjesën e parë Vlahovic (27′) zhbllokoi ndeshjen me asistin e Chiesa. Pastaj Lautaro (33′) barazoi rezultatin duke devijuar krosimin e Thuram në rrjetë. Përgjigje e kundërpërgjigje që vendosi ndeshjen. Në pjesën e dytë, në fakt, skuadrat menduan më shumë për t’u mbrojtur dhe me ritëm të ulët pothuaj nuk krijuan asgjë e rezultati nuk ndryshoi më.

“Nënshkrimet” e Dusan Vlahovic dhe Lautaro Martinez nuk mjaftuan për të rrëmbyer derbin e Italisë. Juventus-Inter përfundoi 1-1, me zikaltrit që qëndrojnë përpara bardhezinjve në renditje dhe Napoli e Milan që ngushtojnë diferencën. Ashtu si mund të pritej, ishin miqtë ata që luajtën lojën, ata që mbajtën topin më shumë dhe krijuan më shumë rrezik. Por bardhezinjtë lejuan pak, treguan se dinë të vuajnë dhe nuk e lanë rivalin direkt të shkojë në +5 në luftën për titull.

Lexo më tej: Inter eviton rreziqet e të mëdhenjve: Marotta rinovon deri në 2027

Me pikë, ndoshta Inzaghi do të kishte merituar diçka më shumë, por Allegri, i cili nuk mundi të bënte asnjë goditje drejt portës kundërshtare në pjesën e dytë, gjithsesi rezistoi. Një sinjal i rëndësishëm duke qenë se tekniku livornez nuk do të ketë angazhime europiane dhe do të mund të menaxhojë më mirë energjinë e të tijve. Kampionati ishte dhe mbetet i hapur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *