• |
ide | kryesore

Al-Khelaifi, dëmtohet si Neymar: këput ligamentin e kryqëzuar duke luajtur padel me Verratti

-Instant, Sport
padel


Një dëmtim i papritur në fushë për Nasser Al-Khelaifi. Sipas asaj që raporton Sport, në fakt, pronari i Paris Saint Germain ka pësuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar. Incidenti ndodhi teksa po luante padel në Doha me Marco Verratti, me të cilin qëndroi në marrëdhënie të mira edhe pas transferimit te Al-Arabi.

Kështu, këputje e ligamentit të kryqëzuar për Al-Khelaifi. Ngjarja në fakt ka ndodhur në 7 tetor, por vetëm tani u bë e ditur. Në atë kohë ai kaloi mbi një muaj rehabilitim në Doha, përpara se të kthehej në Paris në orët e fundit. Nesër në mbrëmje, pronari i PSG-së do të jetë i pranishëm në Parc des Princes për ndeshjen e Champions League kundër Newcastle.

Lexo më tej: Video/ Shufra ari e para false në fushë: ‘Muri i Verdhë’ shënjestron treshen Infantino-Agnelli-Al Khelaifi

Sipas asaj që u mësua, Al-Khelaifi kishte përfituar nga periudha e pushimit, nga dëmtimi në padel, për t’iu përkushtuar merkatos. Gjatë rikuperimit të tij, në fakt, presidenti i PSG-së ka patur mundësinë të fliste me Jorge Mendes dhe Moussa Sissoko, dy menaxherë me të cilët ka përfunduar negociata të ndryshme vitet e fundit. Dëshira e presidentit të PSG është t’i japë teknikut Luis Enrique të gjitha mjetet për të tentuar edhe njëherë trofeun e Champions League.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *