• |
ide | kryesore

Video/ Shufra ari e para false në fushë: ‘Muri i Verdhë’ shënjestron treshen Infantino-Agnelli-Al Khelaifi

-Instant, Sport, Video
Muri i Verdhë



Nëse ultrasit e Milan kishin në qendër të tërbimit të tyre kthimin e portierit Donnarumma në San Siro, ata të Borussia Dortmund shënjestruan më lart. Në takimin e djeshëm kundër Newcastle, e vlefshme për raundin e katërt të grupeve të Champions League, Muri i Verdhë protestoi për ndryshimin e formatit të kompeticionit. Me anë të një pankarte ata shfaqën fytyrën e ish-presidentit të Juventusit Andrea Agnelli, atij të PSG Al Khelaifi dhe presidentit të FIFA-s Gianni Infantino.

Në fillim të pjesës së dytë, tifozët vendas hodhën në fushë shufra ari e para false, si dhe topa tenisi. Pezullimi i ndeshjes nga arbitri spanjoll Alejandro Hernandez ishte i pashmangshëm. Ajo e ushtruar nga Muri i Verdhë ishte një kontestim ndaj një futbolli gjithnjë e më të nënshtruar ndaj interesave që kanë pak lidhje me sportin. Në veçanti, nën shënjestër ishte reforma e Champions League që fillon nga sezoni i ardhshëm me numrin e skuadrave pjesëmarrëse nga 32 në 36. Kaq ka mjaftuar që edhe ndeshjet të rriteshin nga 125 në 189, vetëm për të përfituar më shumë nga të drejtat televizive.

Lexo më tej: Video/ Një super Dortmund mposht Newcastle: shembje e bujshme e Barçës ndaj Shakhtar

‘Muri i verdhë’ ku qëndrojnë ultrasit e Borussia Dortmund shfaqi një pankartë: “Ju nuk jeni të interesuar për sportin. Gjithçka që ju intereson janë paratë”. Pasi gjendja u qetësua, ndeshja rifilloi dhe në fund Borussia Dortmund fitoi 2-0 ndaj Newcastle.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *