• |
ide | kryesore

Allegri i tërbuar me mbrojtësin Gatti: “Pësuam gol si pula, por rëndësi ka që nuk humbëm”

Sport
Allegri



Pas barazimit me Inter, Massimiliano Allegri e sheh gotën gjysmë të mbushur, por është i hidhëruar për golin e pësuar. “Ekipi bëri një paraqitje të mirë dhe nuk ishte e lehtë – shpjegoi trajneri bardhezi -. Juventus nuk kishte luajtur për një vend të parë në renditje prej tre vjetësh. Ne pësuam një gol si pula, 5′ nga goli i Vlahovic – shtoi ai -. Mund të kishim bërë më mirë. Te goli u tregua i aftë Lautaro, por ne duhet të kishim bërë faull më herët”, tha tekniku, edhe pse Gatti e humbi sulmuesin zikaltër nga sytë, në momentin e goditjes. “Të qëndrosh dy pikë pas Interit është një arritje e mirë – vazhdoi Allegri – Më shumë se fitorja, ishte e rëndësishme të mos humbisnim. Kjo të jep një ndërgjegjësim të ndryshëm për të vazhduar rritjen. Humbja mund të na kishte bërë keq”.

GATTI, RUGANI E BREMER: TË GJITHË NËN AKUZË

“Nuk ishte e lehtë për të gjithë. Edhe për mua, që nuk kisha luajtur një ndeshje për në krye të tabelës prej kohësh – vazhdoi Max -. Djemtë bënë mirë, por ne mund të përmirësohemi. Tani vjen Monza, do të jetë një sfidë e vështirë. Objektivi mbetet të futemi në katër të parët. Ndërkohë, ne ruajtëm epërsinë tonë prej 9 pikësh mbi vendin e pestë – shtoi ai -. Fatkeqësisht pësuam këtë gol të cilin mund ta shmangnim. Por ska problem, sepse luajtëm kundër një ekipi të madh”.

Lexo më tej: Video/ Dy gola në 6 minuta, pastaj mërzi totale në derbin e Italisë: Inter mban kreun, +2 nga Juventus

“Duhet të kemi kurajë, sepse fati favorizon guzimtarët – vazhdoi Allegri -. Ne duhet të jemi kompakt dhe të sulmojmë përpara. Po gjejmë më shumë ekuilibër se në ndeshjet e para në të cilat mbronim tre kundër tre në fushë të hapur. Duhet të vazhdojmë të përmirësojmë menaxhimin e topit dhe fazën mbrojtëse”.

Më pas edhe ndonjë konsideratë tjetër për golin e Inter. “Ata ishin të aftë në aksion, të manovronin me shpejtësi – shpjegoi ai -. Rugani mund ta prekte me dorë dhe të ndalonte lojën, pastaj Bremer duhet të kontrastonte Thuram. Edhe Gatti nuk duhet të paraprihej nga Lautaro. Mund të bënim më mirë në atë rast”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *