• |
ide | kryesore

Batuta e pakëndshme e interistit La Russa: “Do isha bërë Ministër i Sportit vetëm për të shkuar kundër Juventus”

Sport
La Russa


Juventus-Inter është një ndeshje që shkakton gjithmonë diskutime. Edhe kur ofron pak ose aspak në fushë, siç ndodhi në ndeshjen e mbrëmshme. Atëherë, për të ndezur atmosferën pas Derbit të Italisë, Presidenti i Senatit, Ignazio La Russa, thumboi bardhezinjtë me një battue të pakëndshme: “Doja të isha ministrër i Sportit vetëm për të shkuar kundër Juventus”. E më pas ai i rriti dozat e konfliktit: “Nuk kam qenë në Torino që kur na vodhën titullin kampion”.

LA RUSSA: “NUK DO FAVORIZOJA INTER, POR DO ISHA KUNDËR JUVENTUS”

Siç raportohet nga goal.com, Presidenti i Senatit foli gjatë Direzione Nord-Reflections on Leadership, organizuar nga Fondacioni Stelline i Milanos. Ai foli me shaka duke bërë një batutë për një detyrë të mundshme pune dhe besimin e tij në futboll: “Doja të bëja diçka ndryshe. Doja të isha ministër i Sportit, kështu që do të kisha pushuar dhe do të argëtohesha. Giorgia Meloni më tha jo dhe u bëra president i Senatit. Por nuk doja ta bëja për Interin, siç tha Giorgia, por për të shkuar kundër Juventus…”.

Lexo më tej: Dushet me defekt në “Allianz Stadium”: Inter kthehet në Milano pa u larë

Më pas diskutimi u kthye te ndeshja e djeshme, por edhe te një episod nga e kaluara: “Nuk kam qenë në Torino që kur na vodhën një kampionat, me penalltinë e mohuar ndaj Ronaldos, diçka që mund ta bënte vetëm Juventusi në atë kohë. Them që, sidomos në pjesën e dytë, i kam parë të dyja skuadrat të ishin shumë të frikësuara. Do të më pëlqente pak më shumë kurajo nga ana e dy skuadrave. A jam supersticioz? E shikoj ndeshjen me djalin tim Lorenzo, nëse jam me të, nuk ka gjasa që ne të humbasim…”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *