• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh?/ Pas Kinës, rastet me pneumoni tek fëmijët alarmojnë edhe Francën

Arkiva, Lajme, Të fundit
pneumoni



Pas rasteve të shumta të raportuara në Kinë me pneumoni tek fëmijët e vegjël, shifrat janë në rritje edhe në Francë. Autoritetet shprehen se ditët e fundit rastet me pneumoninë janë rritur me 36% tek moshat nën 15 vjeç. Një rritje e fortë e cila, sipas “Radio Europe 1”, lidhet me rikthimin e një bakteri që u zhduk gjatë krizës shëndetësore të Covid-19.

Pneumonia mikoplazmatike duket se është përgjegjëse të paktën pjesërisht për shpërthimin e rasteve të sëmundjeve të frymëmarrjes në Kinë. Ky bakter i vogël transmetohet nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes në rast kontakteve të zgjatura. Periudha e inkubacionit varion nga 1 në 3 javë.

Nga data 13 deri më 19 nëntor Santé Publique France regjistroi 700 telefonata dhe 2150 vizita në urgjencë tek fëmijët dhe nën 15 vjeç. Sipas autoriteteve këto janë shifra rekord për 10 vitet e fundit. Simptomat ngjajnë me ato të gripit apo edhe të Covid: ethe, lodhje dhe kollë.

“Që nga prilli i kaluar ka pasur një rritje të qarkullimit global të Mycoplasma pneumoniae, veçanërisht në Azi, por edhe në Evropë. Si në qytet ashtu edhe në fshat ka pasur rritje të shtrimeve në spital” – konfirmon mjeku francez Alexandre Bleibtreu.

Për momentin, autoritetet shëndetësore transalpine nuk janë në alarm, por gjithsesi mbeten vigjilente. Një sistem mbikëqyrjeje është vendosur aktualisht në të gjithë territorin për të regjistruar të gjitha rastet e reja dhe për të kuptuar shkallën e përhapjes së virusit. Nëse rritja vazhdon edhe në javët e ardhshme, Parisi mund të lëshojë një alarm. Për momentin, të ashtuquajturat “gjeste barriere” dhe përdorimi i maskës mbeten fuqimisht të rekomanduara. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Lockdown tjeter ne horizont:). Po afrojne zgjedhjet ne USA dhe socialistet ameriqene, shoke te Xi Jinping te Kines, duhet tja vjedhin zgjedhjet perseri Trump me “votimin me poste”.

    Delet ne perendim por dhe ne Shqiperi uroj mos ta hane me kete “bar” qe te pranojne qe qeverite tju heqin te drejtat civile ne kembim te “pak siguri nga Covidi me vaksina te patestuara e vrastare”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *