• |
ide | kryesore

John Travolta zbulon eksperiencën e frikshme në avion

Paparazzi, Slider



John Travolta ka zbuluar momentin e frikshëm që mendoi se jeta e tij do të përfundonte pasi një avion me të cilin po udhëtonte kishte probleme serioze.

Aktori  foli për situatën, ndërsa diskutoi për komplotin shumë të ngjashëm për filmin e shkurtër të Disney+, The Shepherd. Filmi tregon historinë e një piloti të Forcave Ajrore Mbretërore, i cili pëson një dështim total elektrik – diçka që fituesi i Oskarit e kishte përjetuar më parë në jetën reale.

Aktori i Resevoir Dogs shpjegoi se si ndodhi incidenti ndërsa ai po udhëtonte me një avion të korporatës mbi Uashington DC dhe ishte një nga arsyet që ai ishte lidhur emocionalisht me skenarin.

Duke folur për Variety, Johntha “Unë në fakt përjetova një dështim total elektrik  në një avion korporate mbi Uashington D.C. Kështu që kur lexova [librin e Frederick Forsyth me të njëjtin emër ], më pëlequ edhe më shumë për shkak të kësaj eksperience që kisha pasur personalisht”. Ai vazhdoi: “E dija se si ishte të mendosh absolutisht se do të vdisje.

Dhe gjatë një pyetje-përgjigjeje së bashku me shkrimtarin dhe regjisorin Iain Softle, Travolta komentoi se si kolegu i tij Ben Radcliffe ishte në gjendje gjithashtu të përjetonte dëshpërimin që ndjeni kur në të vërtetë do të vdisni. “Dhe unë kisha familjen time në bord dhe thashë ‘Kjo është, nuk mund ta besoj se do të vdes në këtë avion’”, vazhdoi ai./Lapsi.al

Marrë nga: Mirror



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *