• |
ide | kryesore

Zbardhen tre raste të vjedhjeve në Unazën e Re, e pësojnë tre të mitur dhe një grua

Lajme, Të fundit
Arrestohen dy gra në Tiranë, akuzohen për pengmarrje, policia



Policia ka proceduar penalisht shtetasen S. P., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe 3 të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç. Gruaja akuzohet se vodhi një shumë parash, në një banesë në rrugën “Foto Xhavella”. Tre të rinjtë, akuzohen se kanë vjedhur produkte të ndryshme, në dy biznese në rrugën “Teodor Keko”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Zbardhen 3 raste të vjedhjeve të ndodhura në Unazë të Re, gjatë ditëve të fundit, identifikohen dhe procedohen penalisht 4 autorët e dyshuar.

-Vodhi një shumë parash, në një banesë në rrugën “Foto Xhavella”, procedohet penalisht 41-vjeçarja.

– Vodhën produkte të ndryshme, në dy biznese në rrugën “Teodor Keko”, procedohen penalisht 3 të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, nga kryerja e veprimeve hetimore profesionale, të iniciuara nga denoncimet e qytetarëve të ndryshëm, për raste vjedhjesh, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar të këtyre vjedhjeve, dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u identifikuan dhe proceduan penalisht shtetasja S. P., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe 3 të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç.

41-vjeçarja dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë në rrugën “Foto Xhavella”.

3 të miturit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur produkte të ndryshme, në dy biznese në rrugën “Teodor Keko”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 3 të miturit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *