• |
ide | kryesore

E fundit/ Shpërthim me eksploziv jashtë ambienteve të një lokali në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Mësohet se rreth orës 05:00, një shpërthim me tritol është dëgjuar në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Sali Butka”. Lokalin ku ndodhi shpërthimi e kishte në përdorim shtetasi Armand Xhaferraj.

Fatmirësisht, nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.11.2023, rreth orës 05:00, është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali në përdorim nga shtetasi A. Xh., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *