• |
ide | kryesore

“Isgandarli më kërkoi ndjesë”: Tetova tregon çfarë ndodhi me sulmuesin, Josa ia vë fajin… Ndrecës

Sport
Tetova



“Pjesën e parë kishim vështirësi në tranzicion, Laçi po na priste poshtë. Kishin një disbalancë të mesfushorëve, në fazën e tranzicionin, morëm masa në pjesën e dytë, gjë që solli edhe golin. Jam i kënaqur”. Edlir Tetova bën një analizë të fitores 0-2 kundër Laçit, por nuk duket i kënaqur. Tekniku i Egnatias është më tepër i shqetësuar për orët jashtë orarit që janë duke bërë tani sulmuesit e tij, me mangësinë e krijuar në organikë. “Do shikojmë si do të shkojë skuadra këto ndeshje. Kemi nevojë për një sulmues tjetër. Paulaskas po konsumohet jashtë mase. Isgandarli nuk e bën dot në nivelin e Paulaskas numrin 9, do të shikojmë diçka në merkaton e janarit.

E pikërisht me Isgandarli, autor i golit të dytë për rrogozhinasit, ndodhi një incident, që Tetova e kalon me sportivitet. Sulmuesi e shtyu teknikun, që zbuti tonet: “Lojtarët e kanë pulsin 200, normalisht ndodhin këto pakënaqësira, lojtarët bëjnë veprimet, me fitoren u sheshuan. për mua lojtarët janë të gjithë të rëndësishëm. Isgandarli kërkoi ndjesë direkt mbrapa ndeshjes. Mjafton që mua të më ndjekin dhe kjo është më e rëndësishme”, deklaroi Tetova.

Lexo më tej: Egnatia e para, parakalon Partizanin: Ndreca e Isgandarli fundosin Josën në Laç

JOSA GJEN PROBLEMIN POR JO ZGJIDHJEN

“Për mendimin tim duhet të ishim më të saktë kur fitonim topin në mesfushë ose në krahët e sulmit. Ky ishte problemi kryesor që pati ekipi sot”. Mirel Josa ka pak fjalë për të treguar humbjen me Egnatian. Tekniku evidenon problemet, por nuk po arrin të gjejë zgjidhjet, me Laçin e tij që nuk fiton prej 6 javësh. “Pas golit i bëmë përpjekjet tona, por duhet të ishim më të qartë dhe të freskët kur dilnim përpara në 30 metrat e fundit të zonës së kundërshtarit”.

Josa pastaj shpjegoi edhe golat e pësuar në shtyllën e dytë: “Golat në shtyllën e dytë erdhëm pasi kishim problemin e Ndrecës. Ai ngrihej në pozicion dhe dihet loja e tij. Nuk u dublua mirë krahu, edhe spastrimi i zonës duhet të ishte më i mirë. Kundërshtari goditi në pozicion diagonal dhe për zotësinë e tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *