• |
ide | kryesore

Kapen mbi 26 kg kanabis pranë kufirit me Greqinë, arrestohen dy shqiptarë

Arkiva, Lajme, Të fundit
E rëndë në Greqi/ Shqiptari përdhunon një 13-vjeçare



Mbi 26 kilogramë lëndë narkotike kanabis janë sekuestruar pranë kufirit greko-shqiptar, në Kapshticë.

Raportohet se operacioni i zhvilluar nga policia kufitare greke nisi me kontrollin në një banesë në pronësi të një shtetasi grek, aty kku u gjetën 27 pako me kanabis me peshë totale 26.2 kilogramë.

Nga hetimet rezulton se këtë sasi droge e kanë futur në Greqi dy shtetas shqiptarë ditën e djeshme në orët e para përmes një automjeti dhe më pas e kanë çuar në banesën e grekut 36 vjeçar.

Mjeti i transportit u gjet në Follorinë dhe brenda tij shoferi dhe pasagjeri, shqiptarë të moshës 32 dhe 37 vjeç që u arrestuan. Brenda në mjet kishte vende të improvizuara për transportin e drogës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *