• |
ide | kryesore

Shpërthimi i lokalit me tritol në Tiranë, dëmtohen fasadat e dy bizneseve

Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol në një lokal në Tiranë. Lokali i dëmtuar rezulton të jetë i marrë me qira nga Armand Xhaferraj. Lënda plasëse është vendosur në derën e jashtme të lokalit. Si rrjedhojë e gjitha dera prej xhami është thyer. Sakaq, janë dëmtuar lehtë edhe fasadat e dy bizneseve ngjitur.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët e ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm (28 nëntor) në rrugën “Sali Butka”. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *