• |
ide | kryesore

Video/ Futet Immobile e Lazio vë këmbën në 1/8: Muja me karton të kuq, Antwerp dorëzohet ndaj Shakhtar

F1, Sport, Video
Lazio



Kanë përfunduar dy sfidat e para të mbrëmjes së Champions League me dy verdikte. Lazio mposhti 2-0 Celtic dhe është e kualifikuar, nëse fiton Atletico Madrid në grupin E. Shakhtar Donetsk kalon 1-0 Antwerp ku luan Muja, duke u ngjitur tashmë me 9 pikë në Grupin H.

GRUPI E

Lazio mposht Celtic 2-0 në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë të Grupit E të Champions dhe shijon arritjen e 1/8. Bardhekaltrit mbetën të zhytur në një ndeshje të bezdisshme dhe pa emocione për një kohë të gjatë. Por Ciro Immobile, i lënë fillimisht në stol, dha edhe një herë shkundjen. Sulmuesi hyri në lojë në minutën e 61′ dhe brenda tre minutave shënoi dygolëshin vendimtar (82′ dhe 85′). Djemtë e Rodgers mbeten të fundit dhe janë jashtë çdo gjëje. Skuadra e Sarrit pret tashmë rezultatin e Feyenoord-Atletico Madrid. Në rast fitoreje të Colchoneros, kualifikimi do të jetë aritmetik.

Lexo më tej: Sarri kërcënon me dorëheqje, Lotito pret që tekniku të ikë vullnetarisht: dëshira e fshehur, Scaloni

Një dygolësh nga Ciro Immobile në fund të një ndeshje që dukej se nuk kishte pikë kthese, i dha Lazios tre pikë ndaj Celtic. Sukses që mund të rezultoi i rëndësishëm për sa i përket kualifikimit. Por, për të patur një panoramë më të qartë të mundësive të kualifikimit të bardhekaltërve drejt fazës së 16 më të mirave të Champions, duhet pritur rezultati i Feyenoord. Hysaj – në pankinë gjatë gjithë ndeshjes – e të tjerat, duket të bëjnë tifo për suksesin në Rotterdam të Atletico Madridit. Ndërkohë, skuadra e Sarrit me firmën fisnike të kapitenit të saj, në fushë vetëm në minutën e 16′ të pjesës së dytë, arriti një sukses të rëndë përballë skocezëve përpara 50 mijë vetëve në Olimpico.

GRUPI H

Shakhtar Donetsk ka marrë fitoren e rëndësishme, duke u ngjitur me 9 pikë e duke vënë nën presion Barcelonën e Porton. Një gol i Matviyenko në minutën e 12′ vendosi një ndeshje të ekuilibruar, me belgët që nuk kishin asnjë pikë, por donin të bënin figurë të mirë. Në fund Arbnor Muja humbi mendjen në kohën shtesë kur në harkun e tre minutave mori dy kartonë të verdhë, duke shkuar në dushe para të tjerëve. Sulmuesi i kombëtares kuqezi sidoqoftë nuk ndikoi në humbjen e të tijve, që ishte vendosur që në minutën e 12′. Tani, portugezët që po sfidohen me blaugranat e Xavi, kanë vetëm një pikë më shumë dhe rrezikojnë në ndeshjen direkte me ukrainasit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *