• |
ide | kryesore

“Ali Sami Yen”, Ferri që mund të djegë edhe Djajtë e Kuq: United tifoz edhe me Bayern, Napoli në Bernabeu

F1, Sport
United



Do të luhen mbrëmjen e sotme edhe ndeshjet e parafundit të katër grupeve të tjera të Champions League. Shumë skuadra nuk kanë siguruar ende kualifikimin në 1/8, ndërsa Manchester United rrezikon një eliminim që do të bëjë zhurmë në Ali Sami Yen nëse humbet me Galatasaray. Napoli ka një takim të rëndësishëm në Bernabeu, ku vetëm fitorja i siguron kualifikimin, përndryshe do të detyrohet ta luajë në ndeshjen fundit kundër Braga.

GRUPI A

Manchester United mban shresa të forcat e tij, por edhe Bayern Mynih për të arritur kualifikimin në 1/8. Anglezët janë të fundit me 3 pikë dhe rrezikojnë shumë në transfertën me Galatasaray. Në Stamboll, turqit kanë pikën e forcës në Ali Sami Yen, që shndërrohet në një Ferr, që mund të djegë edhe Djajtë e Kuq. Galatasaray ka një pikë më shumë se anglezët dhe do të jenë shumë të kënaqur edhe me një barazim, duke qenë se shkojnë ta luajnë me Copenhagen më pas kualifikimin, kur United të përplaset me Bayern. Gjermanët janë me pikë të plota dhe Manchester duhet të mundë turqit në Ali Sami Yen dhe të shpresojë se bavarezët nuk do bëjnë ndryshim rezultati kundër Copenhagen. Në të kundërt, për United mund të mos mjaftojë edhe fitorja në ndeshjen e fundit kundër Bayern për të arritur 1/8.

GRUPI B

Arsenal ka në duar shansin të mbyllë diskutimin e vendit të parë në grup, kur në Emirates të mbërrijë Lens. Një fitore do t’i mundësojë Gunners të kenë distancën e duhur nga PSV Eindhoiven në ndeshjen e fundit në Hollandë. 9 pikë për Arteta, që pret francezët me 5, me dëshirën për të mos i dhënë hapësirë Lens dhe PSV të shpresojnë. Humbja do rrezikonte të shihte dy skuadrat ndjekëse vetëm 1 pikë larg dhe në Eidhoven pastaj mund të pësonin një eliminim të bujshëm. Holandezët luajnë ndeshjen e tyre kundër Sevilla, që sforcon e vetme mund ta bëjë vetëm për të arritur në Europa League, kompeticionin në të cilën është eksperte.

GRUPI C

Në Champions, Real Madrid nuk gabon asgjë dhe nuk është se do të bënte ndryshim ky sezon. Pikë të plota për Blancos në katër ndeshjet e para të grupit C, me hipotekën e vendosur jo vetëm në kualifikim, por edhe për vendin e parë, ndonëse matematikisht i duhet edhe një pikë. Ancelotti për këtë i duhet barazimi përballë ish-skuadrës së tij Napolit. Një skenar që në fakt nuk i pëlqen askujt, sepse merengues duan të ruajnë rekordin e vetëm fitoreve, sidomos përpara publikut në Bernabeu. Napoli, ku debuton këtë sezon në Europë Ëalter Mazzarri, duhet të fitojë për të siguruar kualifikimin në 1/8 e kompeticionit: cdo rezultat tjetër e rrezikon në ndeshjen e fundit përballë Bragës.

Italianët janë në kuotën e 7 pikëve, por portugezët me një fitore kundër Union Berlin, që ka vetëm një pikë në 4 ndeshjet e para e është jashtë cdo objektivi, do afroheshin në 6 pikë dhe pastaj do luanin gjithcka për gjithcka në ndeshjen e fundit direkte. Napolit në fakt nuk i bën punë asnjë rezultat tjetër kundër Real Madrid, sepse edhe humbja apo barazimi do të linin në distancë parakalimi me portugezët, gjithnjë nëse ata fitojnë me berlinezët. Sidoqoftë, në këtë rast Napoli do të kishte avantazhin e ndeshjes në Maradona dhe faktin që cdo rezultat tjetër veç humbjes do ta kualifikonte në fazën me eliminim direkt.

GRUPI D

Inter fluturon drejt Portugalisë pa asnjë shqetësim për të sfiduar Benfica në Champions League. Zikaltrit e kanë tashmë në xhep kualifikimin për në 1/8, por vendi i parë në grup është ende në lojë, në garën me Real Sociedad. Simone Inzaghi nuk dëshiron asnjë humbje vëmendje dhe synon vendin e parë në grup, i rëndësishëm për shortin e 1/8. “Kam folur me djemtë, ne jemi këtu duke luajtur një ndeshje të rëndësishme me kënaqësinë e madhe që jemi kualifikuar tashmë. Puna jonë nuk ka përfunduar absolutisht – tha trajneri zikaltër -. Është një vend të parë për tu fituar”.

Ekziston edhe problemi i mundshëm i diferencës së golave në ndeshjen direkte me Real Sociedad, por Inzaghi nuk po mendon për këtë. “Ne jemi të fokusuar vetëm në ndeshjen e nesërme duke e ditur se Real Sociedad, si ne, po bën gjëra të rëndësishme. Do të jetë përplasja e drejtpërdrejtë për të vendosur vendin e parë”. Lëvizjet në formacion do të jenë të shumta, tetë krahasuar me atë kundër Juventus: Bisseck, Asllani, Frattesi, Arnautovic dhe Sanchez do të nisin nga minuta e parë.

Inter e Sociedad kanë nga 10 pikë, me baskët të thirrur në çështje të luajnë në shtëpi kundër Salzburg, i treti me 3 pikë. Austriakët duan vendin e tretë që të çon në Europa League dhe nuk duan të lejojnë t’i rrëmbehet nga Benfica në dy ndeshjet e fundit.

Lexo më tej: Video/ Milan, gati lamtumirë nga Champions: Dortmund bën tris në San Siro, PSG shpëton “lëkurën” në të 98′

Champions League Group A
18:45 Galatasaray – Manchester United
21:00 Bayern Munich – FC Copenhagen
Champions League Group B
18:45 Sevilla – PSV Eindhoven
21:00 Arsenal – Lens
Champions League Group C
21:00 Real Madrid – Napoli
21:00 SC Braga – Union Berlin
Champions League Group D
21:00 Benfica – Inter
21:00 Real Sociedad – FC Salzburg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *