• |
ide | kryesore

Pas 111 vjetësh/ Flamuri dhe shtëpia, dy anët e panjohura të pavarësisë (video)

Arkiva, Kryesore, Lajme
pavaresia



Për shkak të mungesës së traditës shtetërore, gjurmëve që lë harresa e kohës dhe retushimit që i ka bërë historisë regjimi komunist, shumë anë të mënyrës se si u shpall pavarësia e Shqipërisë dhe të datës së 28 nëntorit 1912 ende dhe sot janë të panjohura për publikun e gjërë. Kështu, përgjatë viteve, është sfumuar tepër roli që luajti monarkia duale, ajo Austro Hungareze dhe ministri i saj i jashtëm, konti Berthold në pavërësinë e Shqipërisë. Ndërkohë që ky kontribut është zbehur kjo është bërë në favor të themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit, që trajtohet si ideatori i “mëvetësisë” së vendit. Në fakt, faktet tregojnë se plaku i Vlorës kur u nis nga Stambolli në drejtim të vendit të të parëve, nuk kishte në mendje pavarësinë, por thjeshtë autonominë në kuadër të perandorisë Otomane. Edhe në një nga intervistat e fundit që ai ka dhënë për shtypin perendimor, në 6 dhjetor të atij viti, ai flet sërisht vetëm për autonomi.

Këto dhe kuriozitete të tjera, si psh emri i anijes me të cilën Ismaili zbarkoi në brigjet e Jonit, ekzistenca e origjinalit me firmëtarët e pavarësisë janë mësuar në mënyrë të gabuar në shkollat tona. Në mendjen e brezave të tërë historia e datës 28 nëntor është ajo që ka ngulitur filmi i kinostudios “Nëntori i dytë” me Sandër Prosin në rolin e Ismail Qemalit. Por jo gjithmonë e vërteta është ajo që na kanë mësuar. Lapsi Videos  ka përgatitur dy video me dy detaje që i kemi ditur gabim nga kjo ditë e shënuar. I pari ka të bëje me me keqkuptimin se pavarësia u shpall tek kjo shtëpi që e shohim vazhdimisht në foto.

Në kujtesën tonë kolektive muzeu i pavarësisë në Vlorë është fiksuar si shtëpia ku u shpall pavarësia.

Por kjo nuk është e vërtetë.

Miti është krijuar nga  disa foto të fotografit Petro Korçari.

Por ajo i takon vitit 1913, pra përvjetorit të parë të pavarëisisë.
Mitin se pavarësia u shpall këtu e përforcoi edhe filmi i njohur “Nëntori i dytë”.

Në fakt e vërteta historike është e ndryshme. Atë e ka treguar për Lapsi Videos gazetari dhe studiuesi Ilir Ikonomi autor i librit Pavaresia.

Për më shumë video si kjo bëjini një like faqes Lapsi Videos në Facebook 

Detaji i dytë ka të bëjë me dilemën se kush e qëndisi flamurin që u ngrit në 28 nëntor në Vlorë.

Akoma dhe sot në 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, qarkullon fabula e Marigosë që ka qëndisur flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë.

Vajza për të cilën flitet është Marigo Posio dhe personazhi i saj njihet gjerësisht për shkak të filmit të vitit 1983 “Nëntori i dytë”.

Në film, Ismail Qemali i thotë Marigosë se sa herë do të përkujtohet dita e flamurit, do të kujtohet edhe emri i saj. Dhe kështu ka ndodhur vërtet.

Në Vlorë për nder të Marigosë ka edhe një bust.

Pra gjerësisht për publikun, Margioja njihet si personazhi që me duart e saj qëndisi e vetme flamurin e pavarësisë.

Megjithatë, përtej filmave të kinostudios “Shqipëria e re”, a ka në realitet një mënyrë për ta faktuar plotësisht se ai flamur ka qenë thurur nga shtizat e Marigosë?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje shikoni këtë video përgatitur nga gazetari i Lapsi.al, Arbër Kaceli: 

Për më shumë video si kjo bëjini një like faqes Lapsi Videos në Facebook 

  



9 Comments

  1. Oponenca e Lapsit nisur nga filmat… ha ha…
    Noj llaf per Clirimin s’ka, se data 29 po shkon? apo ashu osht i muhabet

    1. Cfare logjike eshte kjo qe perdor? Ti mbase nuk e ke jetuar komunizmin, por ne na i benin veshet me vrime ne shkolle duke na manipuluar me perralla patriotike dhe jo me fakte reale historíe.

      1. perdor llogjiken tende qe pasi e bete pershesh daten e Clirimit, ju futet dates se Pavaresise t’ia beni pershesh edhe ate date Shqiperise se gjore sot. Me anti-shqiptare se Ramazani do dilni ju
        Kini respekt per historianet e akademiket te pakten pa ideologjine u muar vesh ju ngre tensionin

  2. të menduarit dhe të gjykuarit e njeriut evoluon dhe ndryshon me ndryshimin e pozitës së vet shoqërore. Nuk kanë thënë kot se ndryshe mendohet në pallate dhe ndryshe në kasolle.

    Kur Partia e Punës e mori Saliun e Vogël nga “kasollja”, domethënë pa qenë askushi, dhe e bëri dikushin, madje gjithkushin, Saliu iu përgjërua asaj ta pranonte në radhët e saj, ku qëndroi 22 vjet.Torta gjigante per 100 vjetorin e pavarsise ku dhe salihu vete mori nje legen me copa torte,pastaj me shpellkare maloke cecene fshatare e katundare qe salihut i shkonin mbrapa festuan bashke me salihun,ky vulgaritet i salih karaxhic berisha nuk do ndodhe me kurre,versioni me mire per ta flliqur simbolin kombetar,Flamurin.e verteta eshte se vetem salihu serb e bente.

  3. Shihni kete qe ndodh sot, pas tridhjet vjet te permbysjes se rregjimit me kriminal, dalin disa mbeturina me portretin e diktatorit, e me flamurin e tjetersua me yllin komunist.Cdo te thote kjo,,,Kjo tregon qe rregjimi sotem eshte frymezues e ushqyes i falangave, e trashegimtareve kodoshe qe sot po na hiqen me pro perendimore, por gjithmone ne mendje, shpirt, e veprim, vendin po e cojne drejt varrit, atje ku litarin e ka mbi te. Ky litar jane keta zarbo kuqalesh, qe demokracia si tregoi vendin.,Mos kerkoni flamurin e pavaresise, por kerkoni flamurin e demokracise.

    1. Mendoj se keto detaje jane te rendesishme,per te treguar se si e kane eshte manipuluar historia nga komunistet, qe per fat te keq vayhdon te behet edhe sot.

  4. Berisha bën thirrje për mosbindje civile, i jep porosi kryetarëve: Futeni rininë në betejë pa kthim! Shpellkare maloke skiftere cecene merrni kosa kazma e lopata e dilni ti mbroni bythen e pasurine familjes se serbit salih karaxhic.

  5. Idiot i afirmuar, opinge ke ardhur, e opinge ke ngelur.Ja, cfar monstre jane, e eshte ky komentues qe na hidhet ne cdo artikull po me te njejten kopie, injorante, si kalbesire tregu. Zbrazetia mendore, llogjike e jetesore e con deri ne paraqitjen kafsherore te kesaj monstre.Po, cmerem dhe une,, zabrahanet e morrave te kuq, kane bere edhe me keq, se ky monstra qe nuk di as vehten kush eshte, se e dime ,,,,,,,,JANE BIRA KURVI.,,,e asgje me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *