• |
ide | kryesore

Greqia hedh një tjetër hap drejt bllokimit të Shqipërisë në BE

Arkiva, Kryesore, Lajme
Shqipërisë



Qeveria greke po përshkallëzon reagimet e saj ndaj Shqipërisë për shkak të mbajtjes në burg të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Gazeta greke “Protothema” shkruan se këtë të mërkurë në Këshillin e Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE-së (COREPER), Greqia ka paraqitur shprehjen e një rezerve në lidhje me ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë.

Ndërsa e përditshmja tjetër  greke Kathimerini, që trajton të njëjtin bllokim, e ve theksin te pa mundësia e Belerit për tu betuar.

Një grek etnik i zgjedhur si kryetar i Bashkisë së Himarës në Shqipërinë e Jugut gjatë zgjedhjeve komunale të 14 majit, u pengua të betohet për shkak të një arrestimi për blerjen e supozuar të votës dy ditë para zhvillimit të zgjedhjeve.”

Athina ka bërë të qartë se nuk do të japë pëlqimin për ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë, nëse nuk do të ketë zhvillime pozitive në lidhje me marrjen e detyrës së kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Më herët, gjatë muajit tetor, Greqia nuk pranoi dërgimin e asaj që quhet “letra e të 27”-ve për hapjen e një sërë Kapitujsh në pikënisjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Më 4 dhjetor, gjykata e Tiranës do të marrë në shqyrtim, pas shumë muajsh pengesë, kërkesën e Fredi Belerit për t’i dhënë leje për të bërë betimin ndërkohë që do të zhvillohet edhe një gjykim normal për akuzën e blerjes së votave prej tij. Gjyqi për këtë çështje ka dështuar pas pranimit të dëshmitarit kryesor të akuzës se ka pasur lidhje me policinë dhe është paguar nga fonde sekrete. Ai pritet të nisë më 5 dhjetor në Tiranë” – shkruan “Protothema”.

“Me deklaratat e ministrit të Jashtëm, Giorgos Gerapetritis dhe me misionin në Tiranë të ministrit të shtetit Stavros Papastavros i cili vizitoi Fredi Belerin në burgun e Durrësit, Athina ka dërguar një mesazh të qartë se do të përdorë çdo mjet presioni që ka në dispozicion për të rrëzuar këtë ndjekje penale arbitrare dhe politike ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës duke dhunuar brutalisht Shtetin e Ligjit në Shqipëri” – e mbyll gazeta greke.

Pak javë më parë Athina e bllokoi letrën për hapjenne Kapitujve të parë duke dhënë një “sinjal” lidhur me çështjet që e shqetësojnë me Shqipërinë. Në këtë kohë, Athina mori presion shumë të fortë si nga Gjermania, ashtu edhe nga Presidenca spanjolle, për të ndryshuar qëndrimin e saj.
Megjithatë, Greqia nuk ka ndërmend të tërhiqet pa kishte, pasi pretendon se ndalimi shtatë-mujor i Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës është një shkelje e shtetit të së drejtës, siç përshkruhet nga traktatet evropiane dhe acquis evropiane.

Më 4 dhjetor, Gjykata e Posaçme e Shqipërisë do të shqyrtojë kërkesën e Fredi Belerii për betimin si kryetar i Bashkisë Himarë.

 

©LAPSI.al

Për më shumë shikoni më poshtë komentin video të Armand Shkullakut: “Veto e Greqisë për Fredi Belerin, çështje bilaterale apo problem i demokracisë në Shqipëri”

LEXO EDHE: Nga protesta e Himarës te ankesat në Bruksel, si lëvizi presioni grek për Belerin



27 Comments

  1. Aktualisht edhe ne duhet te bejme Ankese Zyrtare ne Spanje.

    Greqia antidemokratike nderhyn ne punet e brendshme te Shqiperise.

    Duhet te shfrytezohet fakti qe SPANJA kryeson tani PRESIDENCEN E BASHKIMIT EUROPIAN.

    Ne Demokracine Spanjolle pavaresia dhe ndarja e tre Pushteteve Juridik-Legjislativ-Egzekutiv eshte e shenjte.

    1. Cilin nga këta pushtete të cënoi Greqia ty!?
      Asgjë nuk ka në dorë Athina për të penguar Shqipërinë,po a është drejtësi kjo që kemi për veten tonë!?
      Beleri është zar në këtë punë ama turpin,shkeljen e ndarjes të pushteteve ty emigrant nuk t’a ka bërë Greqia( e cila ka tentuar të ndërhyjë në punët e brendëshme të një shteti sovran- shumë e padrejtë kjo)!
      Shkeljen e ka bërë kryeministri jonë që publikisht kërcënoi një kandidat për kryetar dhe që çuditërisht ky kandidat u kap duke shitur vota dhe që habitërisht mbahet në burg për t’u penguar që të betohet…
      Nëse urren vendin ku ha bukë me djersën tënde,gjej një zgjidhje e shko diku tjetër,Greqia nuk bën për ne,ndërsa ti me djersën tënde mund të bëhesh më mirë gjetkë.
      Mua që jetoj në Shqipëri nuk më dhimbsen Belerët po vetja ime ,se nesër më plasin edhe mua brënda kot.
      E mbase edhe unë duhet të largohem për gjetkë….

      1. @ Bejkushaqis.

        Ti po devijon repliken, po ashtu si vete devijimi i Shtetit grek.

        1. Shteti grek qe ne momentin fillestar te arrestimit te Belerit nderhyri ne punet e brendshme te Shtetit shqiptar.

        2. Une e respektoj Spanjen sepse mi garanton TË GJITHA te drejtat njerezore si emigrant shqiptar Spanja madje ne menyre te barabarte me qytetaret spanjolle.

        3. Urrejtja qe ti permend nuk ka absolutisht asnje vend ne rastin tim.

    2. Po patjetër

      Si puna e asja barcaletës qe do i shpallim luftë amerikës që të na pushtonte e te nabante me bukë doli një kar si ty dhe tha po sikur ta pushtojme ne amerikën,kush i mban me bukë ata???

      Ose do kesh ironi therese e të keqkuptojne bota

      1. USA ne kuptimin e plote te fjales eshte Aleati Strategjik i Shqiperise.

        Per cilen “amerike” ne kuptimin figurativ e ke fjalen ti anonim???

          1. @ anonim (Copa e mishit pa sy)

            Ameriken e kemi Respektuar dhe e Respektojme.

            Ajo barcaleta nga jam une behet per Kinen.

            Ndersa ti kacidhjar na ben (greqine) ➡ si Amerike.

  2. Dilni e festoni tani ne Dule, Dhule, Laps.al, Bushat, Berishe e shume te tjere se ia arritet qellimit.

    Beleri ne burg apo Shqiperia ne BE ?

    E thjedhte fare, aty te kalbet moterqieri vrases dhe antishqiptar.

  3. Me nga 5 artikuj në ditë për Belerin, Lapsi.al, Beleri, Arjan Çani dhe ca të tjerë janë qartazi pro-Grekë dhe anti-Shqiptarë. Kjo është e qartë si korrupsioni i Berishëve.

    1. Pasi shpenzoi ku dihet se sa lekë duke blerë vota, me autobuzë nga Greqia dhe siç po duket, edhe shtetin Grek nga pas, doli me 7 apo 8 vota diferencë? Kësaj i thua masivisht ti? Qënke i zgjuar.

      1. Pasi lëshoi gjithë bandat, administratën , oligarkët, , bleu e manipuloi pa fund, prapë se prapë rama humbi
        Dhe kir sja doli dot, belerin e futi në burg me procese mafioze të policisë

        1. Ik o shoku Bjelerit ne greqi e mos na haj karin neve. Ketu jemi Shqiperi o gjakprishur dumbaista qe doni me shum Salin dhe Bejlerin se Shqiperin.

  4. Bejleri eshte me fat qe ka se kush i del zot, po shqiptareve te shkrete qe vetem per nje vit

    u futen ne burg 38 000 qytetare se nuk kishin para per te paguar energjine.

        1. Lapsi ashiqare qe eshte paguar fuqishem nga Greqia. Jep 5 lajme ne dit per Bejlerin, vetem lapsi. Gjoja opozit Rames dhe shkon e qihet me grekun. Dhe Ylli manjaku qe shkoi e beri nje vizit te fsheht ne Greqi para se te protestonte ne krah te grekeve ne Himar (4 shqiptar te shitur si grek dhe Ylli, pes veta gjithesej). Pollo dihet qe eshte spiun i grekut, i faktuar nepermjet kallbogrameve te USA te nxjerra nga wikileaks. Cani, nje mut muti i dkelaruar antishqiptar qe dhjet aty ku ha. Dhe bythlepiresat e Saliut (se demokratet idealist jan te respektuar dhe kan qendrim tjeter per kete rast) qe han suflake Xeni dhe vjellin vrer kunder gjoja Rames, po ne te vertet kunder Shqiperis. Te pakten nje gje te mir e ka liria e fjales, e nxjerrin vet koken idjotet dhe tradhetaret.

    1. Pateonazhistët janë zotët tanë!

      As kalamaqt në çerdhe nuk regjistron dot pa qene votues i majtë

      Ky popull kurvë meriton edhe me keq

      1. kurve je ti, jo populli qe se mendon si ty. Kok kar, ta paska fajin populli ty qe i shkon mbrpa non-grates.

  5. Janë të sforcuar në gjithshka që bëjnë. Ca qeshin, ca ndezin zjarre, ca përmbysin karrige, ca bëjnë video. Janë inskenime. Opozita është në krizë pa kthim. Nga kjo rrezikohet edhe mazhoranca. Edhe nga e majta ka probleme. S’ka më moral dhe idealizëm. Është një teatër i sforcuar i Berishës për të dalë kudo në gjithshka që ndjekim. Berisha është modeli më elitar i të keqes mes shqiptareve.do ta shikoni ju lapsexhinjt qe do te dilni bllof me keto shkrime qe tregoni kenaqesine qe jevgjit e greqise po i bejne shqiperise.

  6. Sa te ket Greqia, Salike Bjelerin, Ylli manjakun, Bushat bythpambukun, Canin cop idjoti dhe injorant, Pollo spinunin te mos e rruaj. E keqja me e madhe shqiptareve i ka ardhur gjithmon nga shqiptaret gjakprishur, nga Hamzajt. Ptu u qifsha ropt o copa tradhetaresh qe keni ngren nje lug corbe greku dhe villni vrer 5 her ne dit kunder Shqiperis. Historia do ua tregoj vendin ju ropqirave. Pa le pastaj bythlepiresit e Saliut, dumbabistat e Salut qe duan me shum Salin se Shqiperin, na flasin per te drejta njeriu e te drejta pakicash. Shqiperia eshte 10 her me lart se Greqia per respektim te pakicave. Shqiperia e ka ratifikuar ligjin, nuk ka vrar grek ne kufi apo ne Shqiperi per racizem, ua ka njohur te drejtat. Kurse Greqia jo vetem qe nuk e ka ratifikuar ligjin, por mohon spatrimin etkin te shqiptareve dhe te drejten e cameve per tokat e tyre. Greqia demokratike e bythes time, yyt u qifsha ropt o ndyresira gjakprishur e antishqiptar. Ik coni tani Saliun te japi nonji intervist te tv e agimit te art.

  7. A e keni ven re se sa kenaqet Salikja, Manjani, Bushati, Cani, Pollo e ca varikarsa dumbabista sa her qe behet dem nga Greqia kunder Shqiperis? Si shpjegohet ky lloj eksitimi?

    1. NA çatë karin na mbroni pushtetin e Ramus që do dërgoj 360000 mij afrikan ne shqiperi dhe kur ta mbushi shqiperin me afrikan rama nuk do ketë nevojë as per veten e spiro palmës dhe as te taulantpallës as te patronazhisteve dhe as tenden o emigrant i Spanjës kuptove se kuqalet nuk kan komb prandaj mundohen që ta shkatërronë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *