• |
ide | kryesore

Immobile, dygolëshi mund të ndryshojë sezonin e Lazio: “Shënova me tifozët”

-Instant, Sport
Immobile



Immobile është kthyer, Lazio gjithashtu. Dygolëshi në 180 sekonda ndaj Celtic (8 gola në 10 ndeshje të Champions League), vlen kualifikimin në 1/8. E Olimpico festoi me të gjithë në këmbë për të kënduar “Ciro, Ciro”. Ende e plagosur nga humbja në Salerno dhe e bllokuar në 0-0 nga skocezët, skuadra e Sarri ishte në prag të zhytjes në një krizë të rrezikshme, por kapiteni e nxori atë nga situata me dy golat, që i japin mundësinë bardhekaltërve për të luajtur për vendin e parë në grup në Madrid kundër Atletico. E kjo mund të jetë pika kthese e sezonit të Lazios: “Është një fitore shumë e rëndë për ekipin, për momentin, për renditjen që kemi tani”, tha Immobile pas ndeshjes.

“Tifozët na mbështetën nga fillimi deri në fund – shtoi ai -. Ata krijuan kaos për të fituar këtë ndeshje. Së bashku hodhëm topin në rrjetë. Çfarë na jep kjo fitore? Sigurisht ndërgjegjësimin për mjetet tona. Ne duhet të jemi në gjendje të mësojmë që, jo vetëm në Champions duhet luajtur kështu. Atmosfera na jep diçka më shumë, por në kampionat duhet të heqim disa probleme, në aspektin e lojës. Skuadra duhet të mbetet kompakte dhe e bashkuar”.

PIKA E KTHESËS

Në një sezon shumë të trazuar të deritanishëm, në të cilin ai ka marrë shumë kritika dhe madje ka menduar të thotë lamtumirë, Immobile merr përsipër skuadrën në momentin më të vështirë. Kapiteni u tregon shokëve të tij rrugën për të rikuperuar terrenin e humbur në një fillim të vështirë të kampionatit. Asisti i Isaksen në këtë kuptim është simbolik, sepse danezi i ardhur në merkaton e verës, i cili kishte luajtur pak deri tani, ishte ndër më të mirët në fushë së bashku me Guendouzi dhe Rovella. Fytyra të tjera të reja mbi të cilët Sarri, sigurisht, që do të ketë më shumë besim në ndeshjet e ardhshme.

Lexo më tej: Video/ Futet Immobile e Lazio vë këmbën në 1/8: Muja me karton të kuq, Antwerp dorëzohet ndaj Shakhtar

Të rinjtë dhe padyshim kapiteni: “Gjithmonë jam mësuar t’u përgjigjem kritikave të drejta në fushë. Këtë vit ishin ndryshe dhe më bezdisnin. Nuk ndihesha mirë fizikisht dhe m’u desh kohë të përgjigjesha. Tani ia dola ta bëj”. Immobile është kthyer, Lazio është kthyer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *