• |
ide | kryesore

Shqipëria i mori 4 pikë në kualifikuese, Çekia nis revolucionin: Pavel Nedved i kthehet futbollit

Sport
Nedved



Më 28 nëntor 2022, pas tërmetit të fitimeve kapitale që tronditi futbollin italian dhe Juventus në veçanti, Pavel Nedved dha dorëheqjen nga posti i zëvendëspresidentit të klubit bardhezi. Në janar, ish-fituesi i Topit të Artë u dënua për 8 muaj. Pastaj u lirua nga të gjitha akuzat në muajin maj. Tani, sipas zërave të fundit, ish-mesfushori është gati të rikthehet në botën e futbollit.

DREJTOR SPORTIV I REPUBLIKËS ÇEKE?

Javët e fundit kombëtarja çeke, pavarësisht se është kualifikuar në Kampionatin e ardhshëm Europian në Gjermani, ka përjetuar momente mjaft kritike. Sikur të mos mjaftonte renditja pas Shqipërisë në grup, me kuqezinjtë që i morën katër pikë në dy ndeshje, bëri bujë “arratisja” e 3 lojtarëve në një klub nate para një ndeshjeje vendimtare. Pa llogaritur edhe dorëheqjen e trajnerit Jaroslav Silhavy. Këto janë edhe arsyer përse drejtuesit e federatës së futbollit të vendit po mendojnë për një revolucion të vërtetë. Një revolucion, veçanërisht teknik, që synon të përfshijë edhe Pavel Nedved.

Lexo më tej: Video/ Bajrami, super gol dhe pikë në Pragë: Shqipëria del me barazim nga Çekia

Ish-zëvendëspresidentit të Juventus i është ofruar posti i drejtorit sportiv të kombëtares, me Ivan Hasek, ish-trajner i Libanit, që është i përzgjedhuri për t’u ulur në pankinë. Tani për tani këto janë vetëm dëshira, të cilat megjithatë po bëhen gjithnjë e më të realizueshme orë pas ore, të paktën sipas asaj që raportojnë mediat çeke. Nedved (djali i të cilit kohët e fundit pësoi një skualifikim të fortë) është i gatshëm të kthehet për të punuar në botën e futbollit. E do ta bënte këtë me një përvojë të pasur, rezultat i shumë viteve si drejtues i Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *