• |
ide | kryesore

Video/ Donnarumma, gafë e tmerrshme në golin e Newcastle: portieri dy gabime në 5 ditë, në Paris nuk e duan

Sport, Video
Donnarumma



Një javë për t’u harruar shpejt për Gigio Donnarumma, i cili në vetëm pak ditë ishte protagonist i dy gabimeve skandaloze që e rikthyen portierin e kombëtares italiane në shënjestër të kritikave të mediave franceze. Dy ndeshje dhe dy gafa në pesë ditë. Pas gabimit me këmbë, që i hapi derën Minamino kundër Monaco, numri një i PSG-së kundër Newcastle bllokoi keq një goditje jo të papërmbajtshme të Almiron, duke ia dorëzuar topin Isak.

Gabimi, pa penalltinë e diskutueshme të Mbappe në fund, mund t’u kishte kushtuar një tjetër eliminim të hershëm nga Champions League parisienëve. E kështu kritikat vërshuan mbi Donnarumma nga gazetat franceze, që e vlerësuan me notën 3.

Lexo më tej: Video/ Newcastle i tërbuar me penalltinë për PSG: gafë skandaloze, UEFA dënon arbitrin e VAR, Kwiatkowski

“Donnarumma nuk grushtoi mjaftueshëm nga e djathta e tij për ta penguar topin të kthehej në zonën e sulmuesit suedez”, shkruan L’Equipe. E përditshmja elitare franceze thekson edhe pasimin e gabuar për Hakimi, rreth dhjetë minuta më parë, që çoi në goditjen e Isak. “Plotësisht përgjegjës për golin e Isak – gjykon Le Parisien, që gjithashtu shtoi se ishte – një gabim që mund t’i kushtonte shumë shtrenjtë”. Askush në Paris nuk duket se e do më te PSG portierin italian, për të cilin megjithatë nuk mungojnë të interesuarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *