• |
ide | kryesore

“Arena Kombëtare” mund t’i sjellë fat, Ballkani kërkon kualifikimin kundër Plzen: ja ndeshjet e Conference League

F1, Sport
Ballkani



Dita e të vërtetës për kampionët e Kosovës dhe Ilir Dajën. Ballkani do të zbresë në Arena Kombëtare, në orën 18.45, për të tentuar ndjekjen e kualifikimit në fazën me eliminim direkt. Për këtë duhet të mposhtë në Tiranë, Victoria Plzen që janë të pamundur e me vetëm fitore deri tani. 32 skuadra, në fakt, do të zbresin në fushë për tu përballur në ndeshjet e vlefshme për raundin e parafundit në fazën e grupeve të Conference League.

Skuadra e Dajës, me katër pikë, sa Astana por përpara tyre për ndeshje direkte, do të kërkojë fitoren për të pasur mundësinë për të kaluar përtej. Çekët e kanë siguruar matematikisht vendin e parë, ndërsa Dardanët e komplikuan punën me një pikë në sfidën e dyfishtë me Astana.

NDESHJET E TJERA

Po për Grupin C, Astana duhet të bëjë llogaritë në shtëpi me Dinamo Zagreb. Kroatët kanë vetëm një pikë më pak dhe mund të kthehen në lojë për kualifikimin në rast fitore. Në Grupin E, Legia Varshavë, ku luan Ernest Muçit do të sfidojë në transfertë Aston Vilën në orën 21:00. Sulmuesi shqiptar pikërisht ndaj anglezëve shënoi një dygolësh në fitoren e polakëve. Në fushë do të jetë edhe Fiorentina, që do të presë në Franchi Genk, në një ndeshje që vlen kualifikimin.

Lexo më tejVideo/ Ballkani shpenzon raste pafund, Astana shpëton me 0-0:”Meritonim më shumë”

Conference League Group A
18:45 Klaksvik – Slovan Bratislava
18:45 Olimpija Ljubljana – Lille
Conference League Group B
14:00 Breidablik – Maccabi Tel Aviv
18:45 Gent – Zorya
Conference League Group C
16:30 FC Astana – Dinamo Zagreb
18:45 Ballkani – Viktoria Plzen
Conference League Group D
18:45 Besiktas – Club Brugge
18:45 Bodo/Glimt – Lugano
Conference League Group E
18:45 AZ Alkmaar – Zrinjski Mostar
21:00 Aston Villa – Legia Warszawa
Conference League Group F
21:00 Cukaricki – Ferencvaros
21:00 Fiorentina – Genk
Conference League Group G
18:45 HJK Helsinki – Aberdeen
21:00 Eintracht Frankfurt – PAOK FC
Conference League Group H
21:00 FC Nordsjaelland – Fenerbahce
21:00 Spartak Trnava – Ludogorets Razgrad



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *