• |
ide | kryesore

E veshën bardhezi, Palladino acarohet nga gazetari: “Unë te Juventus? Pyetje e keqe”

Sport
Palladino



“Ka kaluar një vit shumë intensiv që nga debutimi im kundër Juventus. Nuk dua të flas për rrugëtimin tim, por për rrugëtimin tonë, rritja e klubit dhe e lojtarëve është e vazhdueshme. Duhet të them se e gjithë kjo është shumë shpërblyese për mua”. Në prag të ndeshjes në stadiumin U Power kundër bardhezinjve, trajneri i Monza, Raffaele Palladino, në një konferencë për shtyp foli për ndeshjen ndaj Juves.

Nuk mund të mos përmendej mundësia për të zënë vendin e teknikut Max Allegri në sezonin e ardhshëm: “Nëse është e vërtetë që Juve ka menduar për mua? Kjo është një pyetje e keqe, ju e dini që nuk flas për të kaluarën dhe merkaton. Vitin e kaluar ka pasur skuadra që më kanë kontaktuar, më shumë se një, por nuk do të them se cilat. Unë kam një kontratë deri në qershor me Monza dhe ka ende mudnësi rritje me këtë klub”.

“Ne përballemi me një ekip shumë të fortë – tha Palladino kur foli për ndeshjen kundër bardhezinjve, të cilët i mundi dy herë sezonin e kaluar -. Shpresoj që stadiumi të na japë një dorë të rëndësishme. Ka dallime të mëdha mes Monza dhe Juventus, por futbolli është gjithashtu i bukur për këtë arsye. E ne duam të mbetemi të pamposhtur në shtëpi”.

OBJEKTIVI

“Kundër Cagliarit nuk bëmë një pjesë të parë të mirë sepse ata na vunë në vështirësi, por ne rritemi gjithmonë nga gabimet. Objektivi ynë i vetëm është të përballemi me të gjitha skuadrat ndeshje pas ndeshje dhe të përpiqemi t’i vëmë në vështirësi. Nga këndvështrimi i renditjes, ne nuk kemi një objektiv. Ambicia jonë është të bëjmë gjithmonë më mirë dhe ajo që bëmë vitin e kaluar është diçka e papërsëritshme”.

Lexo më tej: E kërkoi Juventus, Palladino del hapur: “Po stërvitem me kaligrafinë për të firmosur kontratën”

Pikat e forta të Juventusit? “Unë pashë Juventus-Inter dhe e studiova. Juventus është më solid këtë vit, ata janë të shëndetshëm dhe do të jetë shumë e vështirë të përballesh me ta. Unë pata fatin të luaja në atë klub dhe e njoh shumë mirë ADN-në e klubit dhe të vetë trajnerit. Ata janë një ekip i kompletuar dhe luajnë futboll që është vështirë të çorientohet. E falënderoj teknikun Allegri për fjalët e mira që ndaj meje, e takova dhe kam një marrëdhënie të mrekullueshme me të”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *