• |
ide | kryesore

Kamëz/ Zbulohet motivi i vrasjes dhe plagosjes

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vlorë, Gjirokastër, Shkodra, Rodonit, Kamëz, Bruz, Ardian, Durrës, Lezhë



Zbulohen detaje nga vrasja dhe plagosja e ndodhur pak më parë në Laknas.

Motivi i përplasjes mes autorit dhe viktimës ishte një kanal në afërsi të banesës. Fqinjët Maliq Marku, Shefqet Hasa dhe Besim Keça janë konfliktuar për kanalin. Më pas Marku ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të dy fqinjëve të tjerë.

Detaje nga policia: 

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *