• |
ide | kryesore

Europa League, Roma e Atalanta duan vendin e parë: Qazim Laçi e Sparta duhet të mposhtin Betis kryesues

Sport
Roma



Roma duhet të fitojë kundër Servette për të siguruar vendin e parë në grup, por nuk mungojnë sfidat e mëdha në raundin e parafundit të grupeve të Europa League. 32 skuadra do të kërkojnë të arrijnë objektivat e tyre, ndërsa në fushë do të zbresin edhe gjigantët si Liverpool, Roma dhe Atalanta e kapitenit të Kombëtares, Berat Gjimshiti. Në fushë do të jetë edhe Qazim Laçi me Sparta Pragën dhe Granit Xhaka me Bajer Leverkusen.

“Gjëja më e mirë për Servette do të ishte të futej në fushë me skuadrën e dytë për tu përqendruar në ndeshjen e rëndësishme që do të ketë të dielën. Ne duam të fitojmë që të përpiqemi të përfundojmë të parët në grup. E di që Servette në shtëpi fillon fuqishëm për 20-30 minutat e para, le të shpresojmë që ta kenë mendjen pak te kampionati, sepse duhet të sigurojnë vendin e tretë. Por në shtëpi janë një skuadër për t’u marrë në konsideratë”. Ky është komenti i José Mourinho, trajnerit të Romës, në prag të ndeshjes në transfertë të Europa League kundër Servette.

Me 9 pikë, sa Slavia, Roma nuk duhet të gabojë për të zgjidhur gjithcka në ndeshjen e fundit kualifikuese. Çekët do të kenë një ndeshje të vështirë kundër Sheriff në Tiraspol, kështu që gjithcka mund të ndodhë, pavarësisht se moldavët janë të fundit me 1 pikë.

Lexo më tej: “Arena Kombëtare” mund t’i sjellë fat, Ballkani kërkon kualifikimin kundër Plzen: ja ndeshjet e Conference League

Qazim Laçi dhe Sparta Pragë duhet të mundin kryesuesit e Betis për të shpresuar kualifikimin në javën e fundit. Mesfushori i kombëtares pritet të jetë në fushë kundër spanjollëve, që duan të ruajnë kryesimin e rrezikuar nga Rangers dy pikë më pas. Një tjetër kuqezi është në fushë në kërkim të kualifikimit. Berat Gjimshiti dhe Atalanta kanë 10 pikë, por duhet të luajnë kundër rivalit më të afërt Sporting Lisbona. Portugezët kanë 7 pikë dhe rrezikojnë të arrihen nga Sturm Graz, që me fitoren kundër vendit të fundit Rakow do ti barazonte në renditje.

NDESHJET E MBRËMJES NË EUROPA LEAGUE

Europa League Group A
18:45 Freiburg – Olympiacos
18:45 TSC Backa Topola – West Ham United
Europa League Group B
18:45 AEK Athens – Brighton
21:00 Marseille – Ajax
Europa League Group C
18:45 Sparta Prague – Real Betis
21:00 Rangers – Aris Limassol
Europa League Group D
18:45 Atalanta – Sporting CP
18:45 Sturm Graz – Rakow Czestochowa
Europa League Group E
21:00 Liverpool – LASK
21:00 Toulouse – Union St.Gilloise
Europa League Group F
18:45 Maccabi Haifa – Rennes
21:00 Villarreal – Panathinaikos
Europa League Group G
21:00 FC Sheriff – Slavia Prague
21:00 Servette – Roma
Europa League Group H
21:00 BK Haecken – Bayer Leverkusen
21:00 Molde – Qarabag FK



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *