• |
ide | kryesore

The Telegraph vë alarmin: “Epidemi” shqiptarësh që punojnë në fermat e kanabisit

Arkiva, Lajme, Të fundit
epidemi



Një “epidemi” e fermave të kanabisit ka çuar në një rritje të numrit të shqiptarëve të burgosur. Kjo zbulohet në një investigim të gazetës britanike “The Telegraph”. Sipas saj, më shumë se 100 emigrantë të paligjshëm shqiptarë janë dënuar me më shumë se 300 vjet burg në vetëm 3 muaj pasi u rekrutuan nga bandat e krimit të organizuar për t’i shërbyer numrit në rritje të shpejtë të fermave të kanabisit.

Tre të katërtat (77 persona) të 101 shqiptarëve të burgosur nga gushti në tetor të këtij viti u dënuan për vepra të lidhura me prodhimin e kanabisit të prodhuar nga bandat në të gjithë Anglinë dhe Uellsin. Numri i dënimeve është katërfishi i normës normale për shqiptarët. Shumë nga emigrantët e paligjshëm u rekrutuan nga bandat pasi një aksion i qeverisë ndaj punës në të zezë e bëri të vështirë për ta gjetjen e një pune.

Qeveria ka 3-fishuar gjobat për pronarët që punësojnë emigrantë të paligjshëm deri në 60 mijë £ për një punëtor të tillë. Kjo lëvizje kishte si synim ta bënte praktikën aq të dëmshme ekonomikisht saqë mund t’i “linte emigrantët jashtë këtyre bizneseve të ligjshme”. Gjithashtu, një operacion policor që synonte fermat e kanabisit këtë verë bëri që të kapen deri në 130 milionë paund bimë kanabisi dhe të arrestohen pothuajse 1 mijë njerëz. Më shumë se 180 mijë bimë u zbuluan nga bastisjet në Angli dhe Uells.

Operacioni “Mille” shënjestroi kulturat e paligjshme për të cilat policia beson se janë një “fabrikë parash” për bandat e krimit të organizuar që janë gjithashtu të përfshira në vepra të tjera, si pastrimi i parave, kontrabanda e drogave të forta dhe dhuna.

Në 5 vitet e fundit, bandat shqiptare kanë shtënë në dorë tregun e kultivimit të kanabisit, duke parakaluar vietnamezët pasi importuan nga Shqipëria në Britaninë e Madhe ekspertizën e tyre të rritjes së bimëve dhe duke përdorur emigrantët e paligjshëm si “kopshtarë”.

Numri i shqiptarëve që kaluan Kanalin në vitin 2022 me varka të vogla u rrit në 12 301 nga 800 që ishte në 2021. Kjo ishte më shumë se një e katërta e 45 755 personave në total që mbërritën në vend.
Mes të burgosurve këtë verë ishte edhe Nard Nidri, 34 vjeç, i cili hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar verën e kaluar dhe jetoi në Birmingham dhe më pas u transferua në Swansea ku punoi në një lavazh makinash përpara se të rekrutohej për një fermë kanabisi.

Ai ishte një nga 4 “kopshtarët” e burgosur për një total prej 6 vjetësh në gusht, pasi policia i arrestoi ata në një banesë në Neath, në Uellsin jugor, ku dy dhoma dhe një papafingo ishin përshtatur dhe izoluar për të rritur bimë me vlerë në rrugë prej 85 mijë £.

Duke i dënuar ata, gjykatësi Geraint Walters tha se fermat e kanabisit që drejtoheshin nga bandat kriminale shqiptare kishin arritur “nivele epidemike” dhe, sipas gjykimit të tij, “ishin kthyer në një industri”.

Ai sugjeroi që autoritetet duhet të shikojnë sektorin e banesave me qira, duke vënë në dukje se ndërsa të ashtuquajturit “fermerë” të kanabisit shpesh paraqiteshin në gjykatë, pronarët dhe të tjerët që merrnin para nga qiraja e pronave që përdoreshin për kultivimin, rrallë e bënin këtë.

Shumë shqiptarë të tjerë kanë punuar për bandat për të shlyer borxhet. Artenis Shehu, 20 vjeç, u burgos për 1 vit pasi punoi në një fermë kanabisi në Norfolk Broads për të pastruar atë që ai pretendonte se ishte një borxh prej 2500 £ që kishte tek një bandë e krimit të organizuar për të paguar një operacion mjekësor për babain e tij.

Gjykatësi Andrew Shaw i tha Shehut se shtëpia e kanabisit prej 225 mijë £ ishte një “organizim i sofistikuar” i cili kishte “të gjitha shenjat” e “krimit serioz dhe të organizuar”. “Duhet të dalë mesazhi se shfrytëzimi nga kriminelët nuk është një kartë për të dalë nga burgu” – tha ai.

Bandat shqiptare e zhvendosën fokusin tek kanabisi sepse ishte “me rrezik shumë, shumë të ulët” si dhe rezultonte të kishte një fitim të mirë për shkak të kërkesës së lartë. Britanikët konsumuan 240 ton kanabis me vlerë 2.4 miliardë paund në vitin 2021. Kjo nuk kërkonte as transport të rrezikshëm ndërkufitar sepse rritej në shtëpi.

Këtë javë, James Cleverly, Sekretari i Brendshëm, nënshkroi një marrëveshje të re me Shqipërinë për të mbështetur marrëveshjen e shpejtë të dëbimit dhe kundër imigracionit, e cila ka parë që numri i kalimeve nga shqiptarët të reduktohet me 90% këtë vit. ©Marrë nga The Telegraph, përshtati në shqip LAPSI.al



4 Comments

  1. Ka lezet.

    Po se bene shqipot do ta bejne rracqira te tjere. Me mire te pasurohen cunat shqiptare se bythzite.

    Forca cuna!

  2. Janë të sforcuar në gjithshka që bëjnë. Ca qeshin, ca ndezin zjarre, ca përmbysin karrige, ca bëjnë video. Janë inskenime. Opozita është në krizë pa kthim. Nga kjo rrezikohet edhe mazhoranca. Edhe nga e majta ka probleme. S’ka më moral dhe idealizëm. Është një teatër i sforcuar i Berishës për të dalë kudo në gjithshka që ndjekim. Berisha është modeli më elitar i të keqes mes shqiptareve,kjo eshte kategoria e shqiptareve qe largohen nga vendi dhe jo pak por 80% e te larguareve,bejne mire qe ikin,ka me shume oksigjen ketu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *