• |
ide | kryesore

Video/ Gjimshiti ndalon Sportingun, Atalanta e para: goleada e surpriza në Europa League

Sport, Video
Atalanta



Verdiktet e para në raundin e 5 të grupeve të Europa League janë dhënë. Atalanta barazon 1-1 dhe është e para. Gjimshiti dhe të tjerët ndalën portugezët në tentativën për ti rimarrë berganmaskëve fronin. Brighton kualifikohet në grupin B falë fitores 1-0 ndaj Aek Athens. Në grupin A fitojnë edhe Freiburg, që mposhti Olympiacos me rezultatin 5-0 dhe Ëest Ham, të cilit i mjaftoi vetëm 1-0 ndaj Backa Topola. Rennes gjithashtu kalon në grupin F, duke mposhtur 3-0 Maccabi Haifa, ndërsa Betis bie kundër Sparta Pragës së Qazim Laçit dhe duhet të shtyjë çështjen kualifikim.

GRUPI A

Në Grupin A gjithçka ishte e lehtë për Freiburg, që mposhti Olympiacos 5-0 në shtëpi. Katër gola në një pjesë loje për gjermanët, me Gregoritsch si super protagonist. Në minutën e 3’ sulmuesi hapi rezultatin me një gjysmëkthesë, dyfishoi epërsinë nga këndi pesë minuta më vonë dhe e çoi topin në shtëpi në minutën e 36’ me trigolëshin personal. Në minutën e 42’ kishte vend edhe për golin e Sidillias. Në pjesën e dytë ritmi u ul, por në minutën e 77’ Doan bëri rezultatin 5-0 në finale.

Në ndeshjen tjetër të grupit, West Ham vuajti shumë ndaj Backa Topola, por arriti të triumfojë 1-0 në fund dhe të kalojë në turin tjetër. Hammers ishin gjithmonë në kontroll të ndeshjes gjatë gjithë nëntëdhjetë minutave. Serbët u mbyllën dhe nuk lanë hapësirë për anglezët. Vetëm goditja e Soucek në minutën e 89’ mjaftoi për të zgjidhur ndeshjen. Freiburg dhe West Ham ngjiten në 12 pikë dhe do të garojnë për vendin e parë në grup në ditën e fundit.

GRUPI B

Brighton mposhti AEK Athinë 1-0 jashtë fushe dhe siguron kalimin për në fazën e eliminimit direkt të Europa League. Në pjesën e parë grekët dominuan efektivisht ndeshjen, me Seaguls që shpëtuan mirë në disa raste. Vendasit madje goditën edhe një shtyllë. Në fillimin e pjesës së dytë, djemtë e De Zerbi arritën të zhbllokojnë ndeshjen me penalltinë e kthyer në gol nga Joao Pedro në minutën e 55’. Brighton fiton 1-0 dhe kalon, duke pritur për të kuptuar nëse është i pari në grup (që do të thotë raundi i 1/16) apo i dyti (playoff).

GRUPI C

Sparta Pragë përzien letrat në grupin C duke mposhtur befasisht Betis Sevilla me rezultatin 1-0. Pjesa e parë ishte prerogativë e spanjollëve, me çekët që nuk ngurruan të bëjnë disa kundërsulme shumë të rrezikshme. Pas dyzet e pesë minutave të para, vendasit (nga minuta e parë Laçi në fushë) arritën të godasin në minutën e 54’ me Lukas Haraslin. Pas golit të pësuar, bardheblutë u përpoqën të paktën për të barazuar, por nuk arritën të kapnin ndeshjen. Përfundon 1-0, me Sparta Pragë që shkon në 7 pikë, -2 pas Betis.

GRUPI D

Misioni i realizuar për Atalanta në Europa League. Në raundin e pestë të Grupit D, skuadrës së Gasperinit iu desh vetëm një barazim 1-1 me Sporting Lisbonë për të siguruar vendin e parë në grup dhe për të kaluar direkt në 1/16. Në stadiumin Gewiss në pjesën e parë, Dea krijoi disa mundësi dhe zhbllokoi ndeshjen falë një goli të shkëlqyer nga distanca të Scamacca (23′). Më pas në pjesën e dytë reaguan portugezët, që barazuan me Edwards (56′) dhe goditi dy shtylla me Goncalves.

Në grupin D,  ku kryeson Atalanta, Rakow Czestochowa shënoi fitoren 1-0 në Sturm Graz. Goli i ndeshjes erdhi në minutën e 81’, me Yeboah që kaloi në avantazh vendasit pas një asisti të Jean Carlos. Fitorja e parë historike për Rakow, që mund të ëndërrojë edhe vendin e tretë për të arritur në Conference.

Lexo më tej: Koliçi gabon, Ballkani fundoset në Tiranë: Plzen fiton 0-1, por Daja mund ende të kualifikohet në Conference

GRUPI F

Fitore dhe kualifikim edhe për Rennes, që mundi Maccabi Haifa me rezultatin 3-0 si mysafir. Dominim total i francezëve, të cilët arritën të zhbllokonin ndeshjen pak para gjysmë ore. Në minutën e 29’ Martin Terrier hapi rezultatin, me një asist të Le Fee, duke u rikthyer të shënojë pas dëmtimit të rëndë të gjurit sezonin e kaluar. Në fillim të pjesës së dytë kuqezinjtë e mbyllën ndeshjen, falë golit të dytë të Gouiri në minutën e 47’. Të besuarit e Stephan nuk u ndalën pas epërsisë së dyfishtë dhe në kohën shtesë shënuan trisin me Rieder në minutën e 93’. Rennes fiton dhe ngjitet në 12 pikë, duke kryesuar për momentin grupin F dhe me kalimin në raundin tjetër në xhep.

Europa League Group A
Freiburg 5-0 Olympiacos
TSC Backa Topola 0-1 West Ham United
Europa League Group B
AEK Athens 0-1 Brighton
Europa League Group C
Sparta Prague 1-0 Real Betis
Europa League Group D
Atalanta 1-1 Sporting CP
Sturm Graz 0-1 Rakow Czestochowa
Europa League Group F
Maccabi Haifa 0-3 Rennes



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *