• |
ide | kryesore

DASH nxjerr raportin për terrorizmin: Problem korrupsioni dhe radikalizimi i të rinjve

Arkiva, Lajme, Të fundit
dash



Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) publikoi raportin vjetor mbi terrorizmin në botë për vitin 2022. Mes vendeve të marra në analizë është edhe Shqipëria. Për vendin tonë thuhet se vijoi mbështetjen e saj të fortë për përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit duke riatdhesuar 13 shtetas të saj nga kampi i personave të zhvendosur al-Hol në Siri dhe duke u angazhuar në procesin e riintegrimit dhe rehabilitimit të tyre gjatë gjithë vitit.

DASH thotë se Shqipëria ka miratuar një strategji kombëtare kundër terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm deri në vitin 2025. Departamenti Amerikan i Shtetit vëren se kërcënimi i terrorizmit në Shqipëri konsiston në përpjekjet e organizatave të huaja terroriste për të radikalizuar të rinjtë shqiptarë drejt dhunës. Gjatë vitit 2022 nuk ka pasur incidente terroriste të raportuara në Shqipëri.

“Në dhjetor, Gjykata Speciale për Krimin e Organizuar dhe Korrupsion dënoi një shtetas iranian me 15 vjet burg për përgatitjen e akteve terroriste. Më 28 maj, Shqipëria riatdhesoi me sukses 13 shtetas nga kampet e personave të zhvendosur në Siri. Ky ishte riatdhesimi i dytë në një periudhë 12-mujore të kryer nga autoritetet shqiptare, për gjithsej 38 gra dhe fëmijë të riatdhesuar” – thotë raporti që vëren edhe mangësitë e Shqipërisë.

“Korrupsioni dhe pengesat për ndarjen e informacionit ndërmjet agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm brenda agjencive dhe një sistem gjyqësor i dobët vazhduan të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit të Shqipërisë në të gjitha nivelet, përfshirë ato që lidhen me luftën kundër terrorizmit” – thuhet ndër të tjera në raport. Një tjetër problem është pastrimi i parave duke nënvizuar se Shqipëria mbeti në “listën gri” të Moneyval. 

Departamenti i Shtetit mbikëqyri zbatimin e një granti të gjashtë për Komunitetin Mysliman Shqiptar, i cili përfshinte angazhimin e klerit me të rinjtë, prindërit e tyre dhe udhëheqësit qytetarë, për t’i larguar të rinjtë nga radikalizimi drejt dhunës, si dhe informimin e tyre për parimet demokratike, të drejtat e njeriut, angazhimin qytetar dhe tolerancën. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Për Sali Berishën marrja e PD nuk ka qenë objektiv, por ka qenë përpjekje për të krijuar një proces ilegjitim.

    Nëse Berisha donte të merrte Partinë Demokratike, ai mund ta merrte atë lehtësisht më 18 dhjetor të vitit 2021, në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha. Shkonte aty bashkë me njerëzit e tij duke mos bërë Kuvend paralel në stadium dhe e merrte partinë.

    Nuk e bëri atë se në fakt atij nuk i duhet thjesht marrja e PD. Ajo nuk i vlen për asgjë. Logoja e PD dhe vula e saj nuk janë kurrfarë mbrojtje për Sali Berishën dhe familjen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *