• |
ide | kryesore

Ekzekutohet në Lezhë djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj, Eno Nikulaj (VIDEO)

Lajme, Të fundit


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Lezhë. Raportohet se është ekzekutuar Eno Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt. Ky i fundit u vra më 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin për gjakmarrje.

Eno Nikulaj u qëllua te Porta e Ujësjellësit të Lezhës. Besohet se kjo vrasje ka ardhur si pasojë e gjakmarrjes, arsye për të cilën u vra edhe biznesmeni Nikulaj në prill të këtij viti nga një grup personash me pagesë. Dyshohet se konflikti 20-vjeçar që Nikulaj kishte me fisin Lekstakaj ishte shkaktar i ekzekutimit të tij.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *