• |
ide | kryesore

Ekzekutohet në makinë Eno Nikulaj/ Autorët u larguan me BMW, targat e makinës të vjedhura

Arkiva


Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë. Si rezultat, mbeti i plagosur rëndë Eno Nikulaj, i cili është kushëririri i biznesmenit, Ardian Nikulaj që u vra me 19 prill të këtij viti.

Policia ka dalë më një komunikatë zyrtare për ngjarjen e rëndë. Aty bëhet me dije se i plagosur është transportuar në spital në një gjendje shumë të rëndë. Ndërkohë, autorët dyshohet se kanë qenë me një makinë “BMW” me targa AB 138 HT. Targat janë vjedhur në 29 nëntor të 2023 te komisariati  6 në Tiranë në Kombinat

NJOFTIMI I POLICISË: 

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin. Si pasojë është plagosur shtetasi E. N., i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore. Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *