• |
ide | kryesore

“Forca Shqipëri. Je skuadra më e bukur në botë”: Duka reagon për shortin e sinjalizon rivalët

Sport
Duka



Spanja, Italia e Kroacia do të jenë kundërshtarët e Kombëtares së Shqipërisë në finalet e Euro 2024. Një grup që ka futur në mendime edhe trajnerët e skuadrave më të rëndësishme si Spanja e Italia, por që nuk ka zbehur entuziazmin e Presidentit të FSHF-së Armand Duka. “Është një grup shumë i bukur dhe i fortë njëkohësisht – shkroi Duka, njëherësh edhe zv/presidenti i UEFA-s -. Por futbolli është plot surpriza. Jam i bindur që Shqipëria do t’i luajë ndeshjet si e barabartë ndaj të tre rivalëve”.

Duka më pas ka shprehur vlerësimin e kundërshtarëve të mëdhenj me të cilët do të luajë Shqipëria, por me bindjen se skuadra e Sylvinjo do të luajë shanset e saj: “Respekt për Spanjën, Italinë e Kroacinë. Por pavarësisht eksperiencës së tyre në finalet e këtj kompeticioni, ne nuk do të shkojmë si turistë në Gjermani. Do të shkojmë të luajmë futboll dhe të provojmë të gjitha mundësitë tona. Ne kemi bërë një sezon të mrekullueshëm dhe jam i bindur që Shqipëria do të bëjë një paraqitje të jashtëzakonshme edhe në Gjermani vitin e ardhshëm. Forca Shqipëri. Je skuadra më e bukur në botë!” e mbyll postimin e tij reagues për shortin e Hamburgut Duka.

Lexo më tej: “Mund të shkonte më mirë”. Spalletti ankohet për shortin, Buffon për Shqipërinë: “Duhet ta kapim me pinca”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *