• |
ide | kryesore

Mijëra njerëz marshojnë në Paris në mbështetje të palestinezëve, kundër luftës në Gaza

Lajme, Planet
Mijëra njerëz marshojnë në Paris në mbështetje të palestinezëve, kundër luftës në Gaza



Mijëra njerëz kishin dalë sot sërish të marshonin kundër dhunës së rëndë në Palestinë pas rinisjes së bombardimeve izraelite në Gaza. Zhvillimi vjen pasi armëpushimi një-javor ka marrë fund. Izraeli ka rinisur goditjet ndaj militantëve të Hamas duke rrafshuar banesat civile në Gaza dhe zona të tjera palestineze.

Në demonstratën e Parisit organizuar disa grupe aktivistësh merrnin pjesë dhe zyrtarë të zgjedhur të bashkive e parlamentit francez. Protestuesit vijonin të ngrinin tonet e tyre kundër bombardimeve duke kërkuar armëpushim në zonën e krizës së paprecedentë humanitare, teksa brohorisnin “Ndaloni masakrën!” dhe “Armëpushim tani!”.

Zhvillimi vjen pas protestave të përsëritura në France dhe vende të tjera të botës për ndalimin e veprimeve të Izraelit në Gaza.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *