• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, dyshohet për një viktimë

Lajme, Të fundit
flakët



Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Lezhë. Raportohet se ka mbetur viktimë Eno Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardjan Nikulajt. Eno Nikulaj u qëllua te Porta e Ujësjellësit të Lezhës.

Ai ishte nipi i Ardjan Nikulaj që u ekzekutua më 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin. Nikulaj ka ndërruar mbiemrin pasi në të shkuarën ka pasur atë ‘Marku’. Biznesmeni i njohur në Lezhë, në të shkuarën ishte edhe ish-kreu i Aluznit e në të shkuarën ka qënë i dënuar për disa vepra penale. Ai rezultonte i dënuar me 4 muaj burg, për prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake dhe municioneve dhe për ‘armëmbajtje pa leje’. Ai ka qenë i dënuar në vitin 2003, dënim të cilin e ka deklaruar edhe në formularin e dekriminalizimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *