• |
ide | kryesore

U qëllua me breshëri kallashnikovi, humb jetën në spital Eno Nikulaj

Lajme, Të fundit



Eno Nikuaj, kushëriri i Ardian Nikulaj, të cilit iu bë atentat mbrëmjen e kësaj të shtune (2 dhjetor) në Lezhë, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë në spital. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 21:30 minuta në dalje të qytetit, përballë ujësjellësit. Eno Nikulaj u ekzekutua brenda fuorstradës së tij të bardhë. Autorët u larguan me një BMW ngjyrë gri. Makina rezulton me targa AB138HT të vjedhura me 29 nëntor në Tiranë.

Vrasja ndodhi gati 7 muaj pasi biznesmeni Ardian Nikuaj u ekzekutua në lokalin e tij në Shëngjin më 19 prill të këtij viti.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *