• |
ide | kryesore

Video/ Audio porno në transmetim direkt gjatë shortit të Euro 2024: turpërohet UEFA

Sport, Video
Audio



E bujshme ajo që ndodhi gjatë shorteit të grupeve të Kampionatit Evropian, të planifikuar për në Gjermani verën e ardhshme. Ndërsa David Silva, një nga dhjetë ish-yjet e futbollit, i ftuar në ceremoninë në Hamburg, nxori goglën që e dërgoi Zvicrën në grupin e nënkampioneve në fuqi të Anglisë, një ngjarje e papritur krijoi një siklet të madh në sallë. Një audio me efekte të çuditshme dëgjohej në sallë ndërsa personalitetet e ftuar prisnin me solemnitet pozicionimin e skuadrave në short.

Lexo më tej: “Forca Shqipëri. Je skuadra më e bukur në botë”: Duka reagon për shortin e sinjalizon rivalët

AUDIO PORNO GJATË SHORTIT TË EURO2024

Papritur, në sfond, u dëgjua një audio që në të gjitha efektet duket se është ajo e një filmi pornografik. Vetë David Silva, gati për të shpërthyer së qeshuri, arriti të mbulonte fytyrën në kohë, ndërsa tregonte biletën e dalë nga vazo. Brian Laudrup, megjithatë, nuk ishte aq i gatshëm, i kapur duke buzëqeshur nga kamerat. Siklet i madh edhe për sekretarin e përgjithshëm të UEFA-s, Giorgio Machetti. Ai fillimisht shprehu shqetësimin e tij duke thënë “Këtu ka një zhurmë të çuditshme”. Më pas, pasi audio u mbyll, me lehtësim të madh shtoi: “E tani është ndalur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *