• |
ide | kryesore

Disa të shoqëruar për atentatin ndaj Entjan Nikulajt, sekuestrohen dhjetëra gëzhoja

Lajme, Të fundit



Pas atentatit me armë zjarri mbrëmjen e shkuar në Lezhë ku mbeti i vrarë Entjan Nikulaj, në vendin e ngjarjes janë gjetur 25 gëzhoja. Ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë, policia ka shoqëruar disa persona.

40-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash në vendin e quajtur Ura e Trenit, teksa po lëvizte me automjetin e tij fouristrade ML në drejtim të Lezhë.

Nga mënyra se si është organizuar ngjarja duket një atentat i mirëfilltë i organizuar ndërsa dyshimet kryesore janë për hakmarrje nga ana e fisit Lekstakaj që kanë lënë brenda pak muajve tre të vrarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *