• |
ide | kryesore

Kaos në aeroportin e Mynihut/ Fluturimet anulohen, avionët “ngecin” në dëborë

Lajme, Të fundit



Më shumë se 760 fluturime u anuluan në aeroportin e Mynihut të shtunën për shkak të borës së madhe, e cila ka goditur pjesën më të madhe të Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës . Pas njoftimit fillimisht për pezullimin e trafikut ajror deri në mesditën e së shtunës, aeroporti më pas njoftoi se fluturimet do të anulohen deri në orën 06:00 të së dielës.

Ndërkohë, për shkak të borës janë pezulluar edhe shërbimet e autobusëve dhe tramvajit dhe disa shërbime të trenave në Mynih . Stacioni kryesor i trenit i Mynihut u mbyll për të ardhurit, ndërsa shërbimet ndërqytetëse u pezulluan plotësisht.

Hekurudhat gjermane paralajmëruan se trafiku i trenave do të “ndikohet rëndë” deri të hënën.

Në të njëjtën kohë, një numër i madh udhëtarësh u bllokuan në stacionin qendror të Mynihut.

Policia të shtunën u kërkoi banorëve të Mynihut të mos përdorin makinat e tyre nëse nuk është absolutisht e nevojshme. Në disa zona të Bavarisë jugore, banorëve iu kërkua të mos largoheshin fare nga shtëpitë e tyre, për shkak të kushteve të motit, raportoi CNN.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *