• |
ide | kryesore

Bileta duke filluar nga 15 euro në 17 destinacione, “Kastrati Group” sjell “Ryanair” në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ryanair



Kompania e mirënjohur “Ryanair” do të nisë operimin në Shqipëri në 31 tetor duke ofruar 17 destinacione për të gjithë qytetarët. CEO i kompanisë “Ryanair”, Michael O’leary deklaroi se aktualisht janë rezervuar rreth 70 % e vendeve të ofruara. Fluturimet e RYAN Air do të ofrohen me çmime shumë të ulëta duke filluar vetëm nga 15 euro për një drejtim.

“Javën e ardhshme, të martën më 31 Tetor, revolucioni i çmimeve të ulëta vjen në Shqipëri me Ryanair. Ne do të nisim 17 destinacione të reja për në/nga Tirana, ku tashmë më shumë se 70% e vendeve të ofruara janë shitur per muajin e parë të operimeve. Oferta e lartë për sezonin dimëror të Ryanair në Tiranë me 17 destinacione, dhe mbi 200 frekuenca javore tregojnë kërkesën e jashtëzakonshme që ekziston për udhetime me çmime vërtet të ulëta për ardhjen e turisteve në Shqipërisi dhe për qytetarët shqiptarë gjithashtu. si linja ajrore nr.1 ne Evrope. Jemi krenarë të hapim 17 destinacione të reja për në Tiranë javën e ardhshme dhe jemi të lumtur nga fluksi i rezervimeve te kryera ne avance dhe kërkesa që ekziston në Shqipëri dhe anembanë Evropës për fluturimet me çmime të ulta të Ryanair për në dhe nga Tirana.”

Përfaqësues i Kastrati grup u shpreh se industria e aviacionit në Shqipëri është në krye të çdo liste klasifikimi ndërsa numri i turistëve ka shënuar shifra rekord .

“Duhet të përmend disa numra, për të vendosur gjërat në perspektivë. Që prej ditës së sotme, aeroporti ka arritur 5.8 milionë pasagjerë, dhe do të arrijmë 6 milionë deri në fund të muajit, që do të thotë 7 milionë në fund të vitit. Kjo ka të bëjë me 37% rritje nga viti 2022, dhe është e jashtëzakonshme. 110% më shumë se 2019, që e vendos aeroportin e Tiranës dhe industrinë e aviacionit në Shqipëri në krye të çdo liste klasifikimi, një rikuperim nga viti 2019, post covid. Kemi punuar të gjithë së bashku dhe jemi gati të shkojmë në nivelin e ardhshëm. Objektivi i kompanisë është që këto zhvillime të bëhen në kohën e duhur dhe rritja të jetë e pashmangshme në të ardhmen. Ky është një investim i Kastrati Group, qeverisë shqiptare, Ryanair dhe mirpret çdo kompani tjetër që dëshiron që të investojë në rritjen e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës. (Artikull Promocional)



2 Comments

  1. MOS RREZIKONI JETEN DUKE UDHETUAR NE T A JARET TENEQE TE KATUNDARISE KASTRATI GRUP! thotë:

    KKUSH DO TE HYPPI NE TAJARET OSE TENEQET QE KA BLERE KASTRATI GRUP ?CDO PUNE QE KA BERE JANE SHEMTIRA TE CPIFURA KATUNDARESH QE PUNOJNE ATJE !

  2. o toç ska blere gje kastrati ,ka bere marreveshje qe ryanair te fluturoje nga rinasi … udheton gjithe europa me keto “teneqet” ..:)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *