• |
ide | kryesore

Plas sherri mes tifozëve, ndërhyn policia: derbi mbaroi në fushë, por jo në tribuna

Sport
derbi



Derbi i kryeqytetit u mbyll në barazim 1-1, me asnjë fitues mes Tiranës e Partizanit. Shkëndijat në fushë mes lojtarëve, që vazhduan edhe pas fishkëllimës së trefishtë të arbitrit Xhaja, u pasuan me sherrin që shpërtheu në tribuna. Pikërisht kur shkallët po zbrazeshin, disa tifozët tentuar të futeshin në kontakt. Për pasojë është dashur të ndërhyjë policia dhe FNSH për të qetësuar situatën.

Sikur të mos mjaftonin tymueset dhe sendet e forta që u hodhën në fushë gjatë ndeshjes, që sollën edhe ndërprerjen e ndeshjes, kaosi më i madh ndodhi pas takimit derbi. Dy tifozeritë janë përplasur fizikisht në shkallët e stadiumit. Gjatë konfliktit janë thyer sërish stola të stadiumit, madje disave prej tyre i është vënë edhe flaka. Copat e thyera ishin arma e preferuar për të goditur kundërshtarin. Për fat ndërhyrja e policisë evitoi më të keqen.

Lexo më tej: “Jam i mërzitur, pika i bëri punë Partizanit”: Ahmataj shpjegon si ndali të kuqtë, Abilaliaj e ka me arbitrin



1 Comment

  1. JA MENTALITETI I KARAVE KUQEZI – JOKUQEZI

    MENTALITET MESJETAR QE NUK KUPTOJNE DOT SE GJIHTE NJERZIT JANE NJESO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *